Blenderi është aleat i shkëlqyeshëm në përgatitjen e ushqimit dhe racioneve të shëndetshme
Megjithatë, këta artikuj mos i përdorni për përgatitje të smoothieve dhe për përgatitje në blender, transmeton Telegrafi.
Disa artikujve do t’ua ndryshoni strukturën dhe dobinë për shëndetin tuaj, ndërsa disave mund edhe ta prishin aparatin.
Perimet e gjelbra me temperaturë dhome
Përzierja dhe përgatitja në blender ka mjaft dobi për shëndetin tuaj, mirëpo perimet e gjelbra dhe me fleta, të pasura me fibra, mos i përgatitni në këtë mënyrë.
Fuqia e motorit do t’i shkatërrojë komponentët ushqyes të spinaqit, ndërsa disave këta artikuj nuk u pëlqejnë dhe paraqet vështirësi në tretje.
Më së miri është që spinaqin dhe panxharin t’i fusni në frigorifer me ngrirje të thellë për pesë minuta dhe pastaj mund t’i përgatitni në blender. Do të ruajnë edhe ngjyrën edhe vlerën nutritive.
Brokoli
Edhe një artikull shumë i shëndetshëm i pasur me fibra gjithashtu mund të shkatërrohet në blender.
Frutat arrore
Frutat arrore, kokrrat e kafes, pemët e ngrira shumë – nuk është ide e mirë që t’i përgatitni në blender. Do të përftoni pastë, masë të qullët e cila nuk është e mirë për t’u ngrënë.
Ide e mirë është që t’i bluani këta artikuj dhe pastaj t’i konsumoni. Ose më vonë t’i përgatitni në blender apo t’i qitni në lëngje.
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...