Ky është parashikimi i yjeve për muajin shtator:
DASHI:
Periudhë e qetë, pozitive dhe plot me dëshira për t’u zbavitur sa më shumë, për të njohur njerëz të rinj. Por njëkohësisht është koha për t’ju rikthyer rutinës së përditshme. Do të jeni të karikuar për t’i ndryshuar gjërat për mirë.
Ju presin ditë favorizuese në raportet familjare, për të përmirësuar dialogun me të afërmit dhe miqtë. Nëse do të niseni për pushime gjatë këtij muaji do të kaloni një periudhë të bukur.
Dashuria
Ditët e para të shtatorit do të jenë të mbushura me eros. Ndërkohë përsa i përket zemrës, ndjenjat do të jenë të forta përgjatë gjithë këtij muaji. Ju pret një periudhë e frytshme, ideale për të mbushur plot me ndjenja dhe emocione zemrën tuaj.
Përfitoni! Nëse në marrëdhënien tuaj ekzistojnë disa probleme, këto ditë do të jenë mjaft të favorshme për të gjetur zgjidhjen e duhur. Duhet të keni vetëbesim dhe të tregoheni të drejtpërdrejtë.
Puna
Do të jeni plot ide të qarta për arritjen e objektivave tuaja. Kjo do t’ju karakterizojë përgjatë gjithë shtatorit. Në punë do të shfaqnin anën tuaj më të mirë dhe rezultatet nuk do të vonojnë të shfaqen.
Lajmi i mirë është se falë mbështetjes së yjeve në muajin shtator do të jeni shumë më precizë dhe frutdhënës sesa zakonisht. Madje do të tregoheni edhe paksa diplomat. Me këto të dhëna në favorin tuaj do të gjeni kollaj strategjitë e duhura për të bërë hapa përpara në karrierë apo në biznes. Kohë shumë e mirë për të gjetur punë.
DEMI:
Shtatori do të nisë me nervozizëm. Të papritura në familje, shqetësime për situata që nuk dini sesi t’i përballoni, ose do të ndiheni të lodhur dhe do të keni nevojë për pushim. Kjo nuk është kohë e favorshme për ju!
Bëhuni të fortë sepse çdo gjë kalon. Në mes të muajit, ngadalë-ngadalë gjërat do të shkojnë drejt përmirësimit dhe do t’i kontrolloni më mirë situatat. Në fund të muajit do të keni harruar shumë nga vështirësitë e ditëve të para të shtatorit. Kështu që bëni durim!
Dashuria
Një nga arsyet e nervozizmit tuaj dhe shqetësimeve që po kaloni mund të shkaktohen nga dashuria. Në fillim të muajit, dashuria mund t’ju çojë drejt situatave të komplikuara.
Por, sapo tre planetet të kalojnë tek Virgjëresha, ju do të nisni t’i shihni gjërat më qartë, nuk do të jeni shumë nervozë dhe pak nga pak zemrës do t’i rikthehet qetësia e munguar dhe emocionet e forta. Do të jetë një fund muaji shumë i mirë.
Puna
Duke e pasur mendjen paksa të turbullt, edhe në punë nuk do të jeni shumë rezultativ. Por, pas vështirësive të ditëve të para të shtatorit, do të riktheheni në formë për të dhënë më të mirën.
Dhjetëditëshi i dytë dhe i tretë i shtatorit do të jenë shumë pozitivë. Do të përmirësoni të ardhurat tuaja, mund të përfitoni rritje rroge, mund t’ju shtohet klientela etj. Nëse po kërkoni punë, mund të gjeni kollaj në fund të muajit.
BINJAKËT:
Shtatori do të nisë për ju me mjaft vrull. Do të jeni të gatshëm të përballeni me këdo dhe të merrni nga jeta gjithçka që dëshironi. Nëse do të niseni për një pushim të shkurtër apo doni të bëni miqësi të reja, dhjetëditëshi i parë i muajit do të jetë perfekt.
Do të jeni mjaft komunikues, por me kalimin e ditëve do të nisin të shfaqen disa pasiguri që do të shtohen në fund të shtatorit. Tregohuni të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, sepse mund të jeni nervozë dhe të paqëndrueshëm.
Dashuria
Afërdita dhe Marsi do jenë të vendosur tek Luani dhe për këtë do t’ju favorizojnë në fushën e ndjenjave. Afërdita përfaqëson emocionet, ndjeshmërinë, ndërsa Marsi erosin dhe vendosmërinë.
Gjatë këtyre ditëve do të keni mundësi të rregulloni gjërat që nuk kanë funksionuar si duhet, të gjeni atë që kërkoni apo të shijoni ditë romantike, të mbushura plot pasion. Erotizmi do t’ju dhurojë ndjesi të paharruara.
Puna
Rezultatet më të mira dhe ndoshta edhe më të lehta do t’i arrini në fillim të shtatorit. Mërkuri do të qëndrojë tek Luani 10 ditët e para të muajit dhe do t’ju ofrojë një panoramë të qartë të strategjive që duhet të përdorni.
Por sapo planeti të kalojë tek Virgjëresha, do të shfaqen të papritura, dyshime dhe pasiguri. Tregoni kujdes në ato që thoni, apo në aspektin financiar. Nëse nuk shpërqendroheni ditët nuk do të jenë aq negative sa shfaqen në horizont. Në fund të muajit mos lejoni që problemet e zemrës apo ato familjare të ndikojnë në rendimentin tuaj.
GAFORRJA:
Ju pret një periudhë pozitive që do t’ju ofrojë mjetet e duhura për të marrë kontrollin e jetës suaj dhe për ta drejtuar në destinacionin që ju doni. Për pushimet, për argumentet e pakëndshme që mund të diskutoni në familje, për miqësitë e reja e çdo gjë tjetër do të jetë një periudhë mjaft e mbarë.
Më në fund, çdo gjë po ecën në drejtimin e duhur dhe do t’i lini pas krahëve paqartësitë dhe tensionet e së shkuarës. Në punë, përvishni mëngët!
Dashuria
Gjatë këtij muaji do të jeni më konkretë dhe do t’i shihni gjërat në dashuri me më shumë realizëm. Do të jeni gati të merrni vendime të rëndësishme që do të rezultojnë mjaft të gjetura.
Emocionet do të jenë të vakëta në fund të muajit shtator, ndërkohë që erosi do t’ju dhurojë momente mjaft të bukura. Do të ndiheni më të zgjuar dhe të vendosur se zakonisht. Në përgjithësi është një periudhë e mirë!
Puna
Do të nisni muajin shtator me ndjesinë se gjërat do të sistemohen shumë shpejt dhe do të arrini gjithçka që dëshironi. Yjet i mbështesin këto parashikime tuajat dhe rezultatet do nisni t’i prekni menjëherë.
Yjet do t’ju dhurojnë qartësi dhe zotësi në mbylljen e tratativave të ndryshme. Janë ditë të mira për të firmosur një kontratë apo nisur një biznes. E mirë situata edhe në aspektin ekonomik.
LUANI:
Një muaj shumë i mirë falë Mërkurit, Marsit dhe Afërditës që ndodhen në shenjën tuaj. Do të ndiheni dinamik, plot dëshirë për t’u argëtuar, për të hartuar projekte të këndshme apo për t’u impenjuar në familje e shoqëri.
10 ditët e para të muajit do të jenë speciale nëse dëshironi t’i dhuroni vetes disa ditë pushimi para se vera të mbarojë. Në pjesën tjetër të muajit do të jeni të përqendruar në çështjet praktike, ekonomike apo për të bërë disa ndryshime.
Dashuria
Me Afërditën, planetin e dashurisë, që në pjesën më të madhe të muajit është tek Luani, zemra juaj do të përjetojë momente mbresëlënëse. Ditët e para të muajit janë shumë të përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme, për të takuar njerëz apo për t’u kënaqur me disa ditë pushimi, që do të karakterizohen nga romantizmi dhe pasioni.
Me pak fjalë, shtatorin do ta mbani mend si një periudhë të këndshme dhe mbresëlënëse.
Puna
Shtatori mund të jetë një periudhë mjaft e mirë, sidomos gjysma e parë e tij, për të ndërmarrë inisiativa të reja. Nëse doni të vini në jetë ndonjë projekt biznesi, fatin do ta keni në anën tuaj.
Optimizmi dhe besimi do t’ju ndihmojnë të kuptoni si të lëvizni dhe çfarë strategjish të aplikoni. Ju presin raste të mira në karrierë dhe biznes, që do të reflektohen edhe tek financat tuaja, sidomos në gjysmën e dytë të muajit.
VIRGJËRESHA:
Në këtë periudhë ju festoni ditëlindjen dhe për këtë do të bëni një bilanc të gjërave që keni realizuar deri tani dhe objektivave që keni për të ardhmen.
Por vetëm ditët e para do të jenë kështu, pasi më vonë do të karikoheni për të realizuar projektet që keni në mendje, për t’ju dedikuar familjes dhe miqve apo për të bërë disa ditë pushimi në fund të verës dhe fillim të vjeshtës. Fundi i muajit do të jetë fantastik!
Dashuria
Në fillim të muajit do të jeni të mbyllur në vetvete, do të keni dëshirë të mendoni mbi çështjet që trazojnë zemrën tuaj dhe të merrni vendime.
Reflektimi do ju ndihmojë të nisni me këmbë të mbarë muajin shtator. Edhe erosi, falë Marsit që ndodhet në shenjën tuaj, do të jetë shumë ok. Tregohuni të zgjuar dhe të vendosur! Për emocione të forta prisni fundin e muajit.
Puna
Fillimi i muajit do të jetë disi i ngadaltë, por gjërat më vonë do të nisin të ndryshojnë. Pas 10 ditëve të para, do të jeni gati për të startuar.
Shtatori do të vijojë mjaft mirë dhe do ju garantojë siguri dhe stabilitet në sferën profesionale dhe atë ekonomike. Nëse keni dyshime mos u frikësoni; impenjimi juaj do të japë rezultatet e pritura.
PESHORJA:
Dinamik, plot grintë dhe komunikues; shtatori duket se nis me këmbë të mbarë për ju. Ditët e para do të jenë perfekte nëse keni planifikuar pushime, ose nëse dëshironi të zbaviteni në kohën tuaj të lirë, të njihni njerëz interesantë, a t’i jepni zgjidhje një çështjeje delikate në familje.
Do të jeni shumë të kujdesshëm dhe dashamirës në raportet me të tjerët, të gatshëm të plotësoni nevojat e tyre. Në shtator do të bëni edhe një bilanc për të përcaktuar se deri ku doni të arrini dhe çfarë projektet dëshironi të realizoni.
Dashuria
Afërdita do të jetë aleati ju për gati gjithë muajin. Ajo do ju ndihmojë të shprehni qartë ndjenjat dhe të ndiheni të mbushur në dashuri.
Përsa i përket erosit do të keni mbështetjen e Marsit në ditët e para të shtatorit, por më pas do të hyni në një fazë të qetë gjatë së cilës do t’i përkushtoheni më shumë gjërave të tjera sesa romantizmit në dashuri. Normalisht, pas një periudhe mjaft intensive duhet një fazë tjetër më e qetë dhe e ëmbël.
Puna
Përvishuni punës, pasi dhjetë ditët e para të shtatorit, me Mërkurin tek Luani, do të jenë perfekte për të mbyllur trataktiva apo kontrata, si dhe për të siguruar të ardhura të mira për periudhën në vijim.
Jupiteri do të jetë tek Peshorja përgjatë gjithë muajit dhe do të fuqizohet edhe më shumë nga kalimi i favorshëm i Mërkurit. Ditët e mbetura të shtatorit do të jenë më pak dinamike. Në këtë periudhë të muajit mendoni për projekte që keni në mendje dhe mos u shpërqendroni.
AKREPI:
Shtatori nuk do të nisë shumë mbarë, pasi do të karakterizoheni nga nervoziteti i shkaktuar prej ndonjë të papriture ose nga ndonjë person. Humori i keq do t’ju karakterizojë në pjesën e parë të muajit, por pastaj gjërat do të marrin për mirë.
Dielli do të nisë të shkëlqejë dhe ju do të përjetoni qetësinë e shumë dëshiruar. Ditët e fundit të shtatorit do t’ia kushtoni më së shumti, argëtimit, kohës së lirë, raporteve me familjarët ose projekteve tuaja. Edhe pse nuk nisi mirë, shtatori do të mbyllet në mënyrë fantastike.
Dashuria
Probleme do të shfaqen në fillim të muajit, ndoshta për shkak të pakënaqësisë që provoni, ose nga ndonjë situatë e veçantë që nuk po dini si ta zgjidhni. Në zemrën tuaj do të ketë shumë turbullime që duhet t’i përballoni me qetësi, pasi në fillim nuk do t’i keni idetë e qarta.
Por nervozizmi do të vijë duke u fashitur dhe do të jeni më të kthjellët edhe pse pakënaqësitë në fushën e ndjenjave nuk do të largohen menjëherë. 10 ditëshin e fundit të muajit mund t’i mbyllni të gjitha problemet dhe do të kaloni në një fazë tjetër të këndshme për zemrën tuaj.
Puna
Lëvizni me vështirësi 10 ditëshin e parë të shtatorit, kur do të jeni pre e nervozizmit, impulsivitetit dhe shpërqendrimit. Lexoni me kujdes kontratat dhe dokumentet, sepse vetëm kështu do të ruheni nga hapat fals që mund të bëni.
Në vazhdim shtatori do të vijojë mirë, duke bërë të harroni vështirësitë e ditëve të para. Pjesa e fundit e muajit është mjaft e mbarë për karrierën dhe paratë. Nëse po kërkoni punë, kini besim. Në horizont shfaqen raste shumë të mira!
SHIGJETARI:
Shtatori do ju gjejë të gatshëm për të nisur një muaj të ri, plot entuziazëm dhe dëshirë për punë. Qetësia e brendshme do të përmirësojë të gjitha aspektet e jetës suaj; në raportet familjare, në pushime ose për të realizuar projekte që i keni për zemër.
Me kalimin e ditëve, entuziazmi do të kthehet në padurim, më pas në nervozizëm që do t’ju shkaktojë tensione dhe të papritura. Merrini gjërat me qetësi, pasi situatat e komplikuara do të vijnë duke u zgjidhur.
Dashuria
Shtatori nis me Afërditën dhe Marsin tek Luani, të cilët do ju ofrojnë një muaj fantastik në dashuri. Përfitoni! Pas datës 5, Marsi nuk do të jetë më aleati juaj, prandaj do të karakterizoheni nga nervozizmi dhe pakënaqësia përsa i përket anës seksuale.
Ndërkohë Afërdita do t’ju mbështesë gjatë. Do t’ju falë emocione spontane dhe do të ndikojë për të ekuilibruar disi efektin negativ të Marsit. Vihuni në punë menjëherë, pasi në fund të muajit situata nuk do të jetë shumë e favorshme.
Puna
10 ditët e para të shtatorit do të jenë vërtet për t’u mbajtur mend. Një periudhë pozitive për t’u ngritur në karrierë, për të firmosur kontrata, për të gjetur apo ndërruar punë apo për të mbyllur ndonjë marrëveshje biznesi.
Mund të realizoni të ardhura ekonomike shumë të mira. Më pas, ndoshta për shkak të lodhjes ose shpërqendrimit do të jeni pak rezultativ në punë. Kini kujdes në fund të muajit për të mos prishur arritjet e ditëve të para të shtatorit. Mos bini pre e impulsivitetit!
BRICJAPI:
Shtatori do të nisë me qetësi, duke lënë pas krahëve tensionet e kaluara. Yjet do t’i keni më në fund aleatët tuaj dhe do ju kënaqin në çdo aspekt të jetës suaj. Ky muaj mund të jetë një periudhë e mirë për të jetën sociale, familjare dhe personale në përgjithësi.
Nëse doni të bëni ndonjë pushim special bëjeni; mbështetjen e yjeve do ta keni në anën tuaj. Në të njëjtën kohë mendoni për një projekt të rëndësishëm.
Dashuria
Do të jeni shumë pasionant këtë muaj. Edhe nëse jeni të turpshëm, do t’i lini më shumë hapësirë instiktit, sesa racionalitetit dhe moralit.
Meritë e dashurisë, apo mbivlerësim i erosit? Përgjigjja varion nga njëri bricjap tek tjetri dhe nga situata në të cilën ndodhet secili prej jush. Gjithsesi, edhe pak romantizëm do t’ju bëjë mirë, prandaj prisni fundin e shtatorit.
Puna
Në shtator do të arrini rezultate mjaft të mira në punë. Grinta dhe dëshira për punë do ju shoqërojnë përgjatë gjithë muajit për të vënë në jetë projektet që keni në dorë.
Me Mërkurin tek Virgjëresha edhe komunikimi do të jetë arma juaj e fortë, të cilin do ta shfrytëzoni për të përmirësuar më tej performancën tuaj në punë. Do të arrini menjëherë rezultate shumë të mira. Me paratë punët duken mirë, por gjërat do vijnë duke u përmirësuar në muajt më të ftohtë…
UJORI:
Shtatori do të jetë një muaj me shumë impenjime, sidomos përsa i përket dashurisë. Do të karakterizoheni nga nervoziteti, sidomos nëse do të diskutoni çështje që për ju konsideroheshin të mbyllura, por për të tjerët aspak.
Jepini kurajo vetes, sepse edhe nëse dillimi do të jetë i lodhshëm, dalë ngadalë situata juaj do të përmirësohet dhe mund ta mbyllni shtatorin mjaft mirë. Mund të keni vështirësi në marrëdhëniet familjare apo ato me partnerin, por gjërat do të zgjidhen.
Dashuria
Do të kaloni një periudhë plot nervozizëm, por duhet të sforcoheni të reagoni, pasi këto momente do të jenë kalimtare.
Në fund të shtatorit do të lini pas pasiguritë dhe dalë ngadalë do të keni më shumë vetëbesim, optimizëm, gjallëri dhe qetësi. Do të jetë një periudhë gjatë së cilës do të ndërgjegjësoheni për shumë gjëra.
Puna
Dhjetë ditët e para të shtatorit nuk do të jenë shumë të mbara. Do të jeni të papërqendruar, të lodhur apo konfuzë për shkak të problemeve të jashtme.Tregohuni të kujdesshëm dhe kontrolloni mirë edhe detajin më të vogël. Kështu mund të evitoni ndonjë gabim të shkaktuar nga bezdija apo të papriturat.
Pjesa e dytë e muajit do të jetë me më pak impenjim, do t’i keni idetë e qarta dhe do të jeni shumë më produktiv. Lajme të mira për financat apo karrierën mund të merrni gjatë kësaj periudhe.
PESHQIT:
Shtatori do të jetë një muaj që kërkon të jeni të kujdesshëm, të përqendruar dhe plot besim. Edhe pse jo gjithçka nuk do të shkojë sipas asaj që keni planifikuar, mos e humbni besimin.
Do të përballeni me një situatë irrituese dhe e vetmja gjë që mund të bëni këtë muaj është të jeni të durueshëm dhe të besoni tek e ardhmja. Vetëm në muajin tetor gjërat do të shkojnë mbarë, kështu që këtë muaj bëni durim!
Dashuria
Dashuria do të jetë e mbarë në fillim të muajit, pasi do të jeni duke menduar ende për gjërat e bukura që keni kaluar këtë verë. Do të ndiheni mirë, por jo super. Me kalimin e ditëve, gjërat do të vështirësohen edhe në dashuri.
Një keqkuptim, ose diçka tjetër do të ndërhyjë në qëllimet tuaja. Fundi i muajit do të jetë periudha më e keqe, pasi do t’ju duket vetja sikur jeni në mes të një deti të trazuar. Vetëm në mes të tetorit do të nisni t’i shihni gjërat më qartë.
Puna
Klientë të pakënaqur, vonesa në dorëzimin e porosive, të papritura në familje që do të hedhin në erë planet tuaja. Me pak fjalë një shtator për t’u harruar. Prandaj duhet të impenjoheni fort për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Përpiquni të jeni të përqendruar dhe reflektoni me qetësi para çdo vendimi që do të merrni. Edhe pse në fund gjërat do të shkojnë mirë, evitoni dëme të panevojshme. Nëse do ju duhet ndihmë, mos nguroni ta kërkoni, sepse do të ndiheni më të lehtësuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...