Kur takoheni me dikë për herë ë parë, ju jeni të përqëndruar plotësisht për të kaluar sa më mirë me atë person.
Sidoqoftë, niveli i angazhimit në lidhje bie brenda gjashtë muajve ose më së shumti dy viteve.
Pengesë për intensitetin e marrëdhënieve bëhet puna, fëmijët dhe problemet financiare.
Ju duhet të përqendroheni që ta mbani lidhjen të gjallë.
Duhet të investoni kohë dhe energji në lidhe aq sa investoni në punë, studime, fëmijë apo miq.
Caktoni orar për të qëndruar së bashku vetëm ju të dy.
Këtu mund të përfshihen shëtitjet në fundjavë, ngjitja në mal apo marrja me muzikë.
Një kalendar i përbashkët i aktiviteteve është ide e mirë. Edhe nëse dilni me dikë tjetër, dërgojani një mesazh partnerit që ta dijë se po mendoni për të.
Mendoni për mënyrën e komunikimit me partnerin.
A ju keqkupton shpesh partneri?
A keni prirje për t’i lënë problemet pa zgjidhje?
Problemet e pazgjidhura zakonisht rriten nëse nuk diskutohen në mënyrën e duhur me partnerin.
Nëse prapë grindeni, mundohuni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i partnerit, ndonëse shumica e kanë të vështirë ta bëjnë këtë.
Mund ta pyesni partnerin se çfarë e bën të ndihet i dashuruar apo e dashuruar nga të tjerët.
Bëjeni atë që e bën të ndihet mirë.
Shpesh, njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë shprehje dashurie.
Përqafojini personat e dashur dhe ofrojani një kafe.
Gjërat e vogla si këto e bëjnë një dallim të madh.
Ju nuk duhet asnjëherë të provoni ta ndryshoni personalitetin e partnerit tuaj, shkruan “The Guardian”.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...