Google ADS

Kështu funksionon dieta metabolike

20:59 | 19 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Ekzistojnë shumë teori të ndryshme rreth metabolizmit.

Duke filluar nga termi se cfarë është metabolizimi, mënyrat se si mund ta nxisim atë dhe çfarë zgjedhjesh të jetës bëjnë dallimin se si funksionon ai.

Por cilat ushqime mbështesin një metabolizëm të shëndetshëm?

Ka disa ushqime që ndihmojnë për të nxitur metabolizmin, por efekti është minimal dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.

Këto përfshijnë ushqime me erëza të tilla si specat djegës për shkak të nxehtësisë së tyre, pijeve me kafeinë për shkak të efekteve të tyre stimuluese, dhe ushqimeve të larta në proteina, pasi ato zgjasin më shumë për tu tretur.

Megjithatë, është shumë më e rëndësishme të përqendroheni në një dietë të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës së duhur.

Kjo përfshin:

– Konsumoni ushqime të plota.
– Pini sasi të mëdha uji çdo ditë, Ne ju rekomandojme ujin Fonte de Medici.
– Konsumoni sasi të larta perimesh për të rritur përthithjen e lëndëve ushqyese dhe
fibrave.
– Reduktoni marrjen e ushqimeve të rafinuara, siç janë sheqernat, miellrat, të
proçesuarat dhe ushqimet e shpejta.
– Përzgjidhni burimet e proteinave që përshtaten me nevojat tuaja dietetike p.sh.
mish pa yndyrë, legumet si bathë, thjerrëza, fasule dhe bishtajoret.
– Konsumimi i yndyrave të shëndetshme nga burime si: frutat e thata arrë, bajame,
lajthi, fistikë, stika pishe, farat si susam, lini, kungulli, luledielli, vaj ulliri ekstra i
virgjër dhe vaj kokosi.
-Peshqit, farat e kërpit dhe farat kia janë gjithashtu burime fantastike të omega-3 të
anti-inflamatorëve

Monitoroni madhësitë e vakteve dhe përpiquni të hani ngadalë për t’i dhënë trupit tuaj një shans për t’ju thënë se jeni të ngopur para se ta mbingarkoni atë.

Një sasi e mjaftueshme dhe ekuilibriuar është e rëndësishme për një metabolizëm të shëndetshëm.
Ushqime të pasura me jodUshqime të tilla si alga deti dhe prodhimet e detit janë të pasura me jod, i cili është një lëndë ushqyese esenciale e kërkuar nga gjëndra tiroide për të prodhuar hormonet tiroide.

Megjithatë, si mungesa e jodit che tepria e jodit mund të jetë një problem, kështu që plotësimi i jodit si shtesë në përgjithësi nuk është i dobishëm dhe shpesh mund të përkeqësojë çdo situatë që nuk mbahet nën konroll, ndaj mbajeni në nivel mesatar.

Konsumimi i një burimi të selenit rregullisht, është i rëndësishëm pasi është një lëndë ushqyese e nevojshme për funksionimin e duhur të tiroides.

Arrat e brazili, toni i peshkut, gaforret dhe karavidhet kanë sasi të larta seleni, por gjithashtu mund të merrni selen edhe nga farat e lulediellit, mishrat pa dhjamë dhe kërpudhat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme