Është një klishe: vajzat e zgjuara janë të vështira në dashuri.
Sepse kërkojnë shumë apo thjesht e dinë çfarë duan? Janë më tepër të përqendruara në aspekte të tjera të jetës apo dinë të vënë çdo gjë në baraspeshë? Ndoshta asnjëra nga këto. Higher Perspectives jep 7 sjellje tipike të vajzave të zgjuara, që ua bën atyre të vështirë të dashurohen por kur e gjejnë dashurinë, janë vajzat e ëndrrave:
Ato nuk ia falin kujtdo besimin dhe dashurinë
Një pjesë e madhe e zgjuarsisë është përvojë, më pas vjen edhe intuita. Përvoja dhe intuita e një vajze që ne e përcaktojmë si ‘të zgjuar’ e drejton tek ata partnerë që mund ta përmbushin në çdo aspect, jo thjesht sepse kanë pasur një flirt apo janë ndier mirë gjatë një mbrëmjeje. Një vajzë e zgjuar e ka të qartë se çfarë do, dhe nuk lëkundet nga një tërheqje e thjeshtë.
Ato nuk kanë frikë nga vetmia
Ato ndihen njësoj mirë e shpeshherë më mirë kur janë vetëm. Ndaj nuk nxitohen për të gjetur dikë, kanë gjithë kohën që u duhet për t’i shqyrtuar mirë mundësitë që u ofrohen dhe njerëzit që u afrohen. Ndaj nëse një ‘vajzë e zgjuar’ ju kushton vëmendje, merreni si një shenjë të qartë interesi: të jeni të sigurtë se ju ka mirëmenduar.
Nuk u duhet një njeri i dytë për t’ia bërë jetën të thjeshtë
Ato nuk presin nga partneri që t’ia sjellë gjërat në pjatanvë; ndryshimi është e vetmja kostante në jetë, ndaj ato kërkojnë dikë që ashtu si ato, mund të tregohet i përshtatshëm me çdo lloj rrethane. Sa për të tjerat, mund t’ia dalin fare mirë vetë.
Flirti nuk është prioriteti i tyre
Vajzat e zgjuara, si të gjithë njerëzit e zgjuar, dinë t’i japin çdo gjëje vendin që i takon. Miqtë, familja, puna, shkolla, janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, po aq sa një partner. Ndaj nuk e ndiejnë nevojën e flirteve të shpeshta për të mbushur ndonjë boshllëk.
Ndonjëherë, mund t’ju krijojnë drojë
Ngaqë e dinë shumë mirë çfarë posedojnë, ato nuk janë të varura tek fjalët e komplimentat e të tjerëve, ndaj mos prisni një buzëqeshje prej kokete nëse i thoni ‘sa e bukur je bërë sot’. Por ndonjëherë vetëbesimi dhe vetëdija mund të krijojë drojë tek personi tjetër, pasi lë përshtypjen e dikujt që mund të thotë lehtësisht ‘Jo’.
Tërheqja është vetëm hapi i parë
Mos mendoni t’ia fitoni zemrën vetëm duke u treguar joshës në sjellje apo fizikisht. Ato nuk bien pre e ‘kurthit’ që ngre tërheqja e parë, ndaj duhen më shumë gjëra për t’i bërë për vete.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...