Të bisedosh me prindërit që janë në një moshë më të shtyer shpesh herë di të jetë pak e lodhshme, duke marrë parasysh edhe diferencën e moshës jo rrallë herë muhabetet përfundojnë edhe me konflikte.
Artisti Alexander Galitski që ka shumë vjet që punon me të moshuar, duke i mësuar ata se si të pikturojnë ose të krijojnë skulptura druri.
Më poshtë janë disa këshilla që ai ka vendosur t’i japë, për komunikim më të lehtë me personat e moshuar.
Mos provoni t’i ndryshoni ata
Kur ishim fëmijë, ishte e lodhshme të dëgjonim për djalin e atij fqinji i cili ka rezultate të përsosura dhe që gjithnjë dëgjon prindërit e tij. Tani që ata janë më të moshuar, ndoshta do të dëgjoni se si fqinji “del jashtë çdo ditë, ndërsa ju uleni gjatë gjithë ditës duke mos bërë asgjë”. Edhe pse mund të jetë shumë e bezdisshme për t’i dëgjuar ata të flasin kështu, mos u përpiqni t’i ndryshoni atoa Ju thjesht nuk mund t’i ndryshoni njerëzit në atë moshë – pranoni ata ashtu siç janë.
Shmangni konfliktet
Ashtu si me fëmijët, duhet të jeni të duruar me prindërit e moshuar. Mos reagoni ndaj agresionit apo grindjeve të tyre – nëse e bëni këtë, ju humbni. Dëgjoni ata dhe përpiquni të zgjidhni problemin e vërtetë – kjo është mënyra e vetme për të mos u ndjerë fajtorë në fund.
Mos prisni që të gjitha bisedat të jenë të këndshme
Ata bëhen nervozë dhe kanë luhatje të humorit ashtu si ne. Hej, ata janë vetëm njerëz. Sa herë që ata janë të zemëruar, provoni të flisni me ta dhe mos i kurseni ata vetëm sepse janë të moshuar.
Ja çfarë hapa mund të ndiqni në mënyrë që të kujdeseni më mirë për prindërit që arrijnë një moshë të caktuar.
Tregoni dhembshuri, por jo keqardhje.
Bëhuni krahu ku ata mund të qajnë të gjitha hallet e tyre
Falini ata
Mos harroni – ju jeni gjëja më e rëndësishme për ta, dhe për ta ju do të jeni gjithmonë foshnja e tyre, e vogël – pavarësisht moshës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...