Pajisjet elektronike janë shumë të rëndësishme ditët e sotme. Smartfonët në përgjithësi, por edhe kompjuterët janë bërë pjesë e pandashme dhe shumë e nevojshme e jetës. Të tillë janë edhe laptopët.
Por pavarësisht avantazheve që kanë, këto pajisje kanë edhe disdisavantazhe, ndër to gjatësia e baterisë. Ekspertët kanë renditur gjashtë këshilla se si ta mbani baterinë e laptopit që të zgjasë tërë ditën.
Fike WiFi-në nëse nuk të hyn në punë
Pavarësisht se në shumicën e kohës laptopin e përdorim me internet, ndodhet një opsion që e fik opsioni WiFi, kur nuk ju duhet. Fikja e saj i kursen shumë energji baterisë.
Rregullo ndriçimin e ekranit
Ndriçimi i ekranit është një nga faktorët kryesor që ndikon në jetëgjatësinë e baterisë. Të ulësh ndriçimin kursen shumë.
Përdore laptopin pasi të jetë karikuar
Shumica e njerëzve e mbajnë laptopin gjatë gjithë kohës në karikim. Por kjo mund të jetë e dëmshme për jetëgjatësinë e baterisë. Prandaj mos harroni, pasi të jetë karikuar plotësisht hiqeni nga priza karikuesin.
Hiqi të gjitha pajisjet e panevojshme
Çdo proces që kryhet në laptop ka nevojë për bateri. Prandaj kujdesuni që të keni hequr diskun apo USB-në.
Menaxho aplikacionet dhe programet
Ka shumë njerëz të cilët mbajnë njëkohësisht të hapura shumë faqe interneti. Mirëpo këto kërkojnë energji edhe gjatë kohës që nuk po i përdorni. Mbyllini ato faqe që nuk ju duhen dhe do ta shikoni që jo vetëm që laptopi do të punojë më shpejt, por edhe bateria do të zgjasë më shumë.
Rregullo cilësimet në lidhje me baterinë
Tek cilësimet mund të vendosni opsionin “Kurse baterinë”. Ky opsion mund të jetë shumë i rëndësishëm gjatë kohës që jeni në lëvizje.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen