Stilistët e të famshmëve, Ryan Richman dhe Josue Perez, i zbulojnë sekretet e flokëve të bukur dhe shkëlqyes.
Nuk ka familje ku sot nuk ka tharëse flokësh, dhe sigurisht e përdorni atë më shumë se një herë në javë. Nëse jeni në mesin e atyre që i thani flokët vetëm që të mund të dilni jashtë, sigurisht nuk jeni të vetëdijshëm se sa mundësi ofron tharësja e flokëve, raporton “Huffington Post”.
Për fillim, ata pohojnë se nuk është e këshillueshme t’i thani flokët me ajër shumë të nxehtë. Është e rëndësishme ta përdorni një tharëse të duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Tharësja do të duhej të përmbante të paktën edhe dy nivele, duke përfshirë edhe nivelin për temperaturë të ulët të ajrit. Struktura e flokëve mund të dëmtohet në qoftë se flokët i thani gjatë apo i thani me ajër shumë të nxehtë.
Flokët mund të bëhen të thatë, të brishtë dhe me maje të dëmtuara, e lëkura e kokës irritohet. Nëse jeni në mesin e atyre që kanë kaçurrela apo që tharësen e flokëve e përdorni kryesisht për tharje të ballukeve, rekomandohet të blini tharëse me “fuqi më të dobët”.
Shpejtësia më e madhe për tharje përdoret vetëm kur i thani flokët shumë të fortë dhe të padrejtueshëm ose kur dëshironi ta hiqni shpejt lagështinë e tepërt në flokët e lagur (që të mos kullojnë), por edhe atëherë mos e mbani tharësen një kohë të gjatë të përqendruar në një pikë të vetme.
Tharja e flokëve në “nivelin” më të dobët rekomandohet për njerëzit me flokë të dobët dhe të rrallë, që plasariten lehtë dhe thahen shpejt. Richman beson se “finesa” e fundit me ajër të ftohtë është e shkëlqyeshme për kaçurrela. E njëjta gjë vlen edhe për mbajtjen e drejtueses së flokëve. Richman rekomandon tharjen e flokëve me drejtuese me ajër më të ftohtë.
Teknologjia e jonit, e cila përdoret sot në prodhimin e disa modeleve të tharëseve të flokëve, punon në parimin e thyerjes së molekulave të ujit, prandaj tharëset që veprojnë në këtë parim më shpejt i thajnë flokët. Kjo është edhe një arsye se pse flokët nuk duhet të thahen me ajër të nxehtë.
Shumë shpesh nuk kontrollohet nëse flokët janë me të vërtetë të thatë kur “të ftohen” nga ajri i nxehtë dhe shpesh thahen më shumë dhe pa nevojë me ajër të nxehtë. Richman pohon se flokët zakonisht thahen më së shumti rreth fytyrës, sepse ajo pjesë e flokëve dallohet më shumë, prandaj edhe flokët rreth fytyrës më shumë trajtohen, drejtohen dhe thahen.
Richman thekson se shumica në ditët e sotme përdorin difuzorë, dhe vë në dukje që edhe personat me lloje të tjera të flokëve, jo vetëm me kaçurrela, mund të kenë dobi nga kjo. Perez këshillon që personat me flokë pak të dredhur ose flokë të valëzuar duhet të përdorin difuzorë, por jo në shpejtësinë më të madhe të tharjes. Në këtë mënyrë, kaçurrelat qëndrojnë më të butë, ata nuk do të ngatërrohen dhe kanë më pak të ngjarë të bëhen “të padëgjueshëm” .
Pa marrë parasysh se çfarë lloj flokësh keni dhe çfarë tharëse përdorni, Richman dhe Perez theksojnë rëndësinë e aplikimit të serumeve, sprejeve dhe kremrave në flokë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve para ekspozimit ndaj ajrit të nxehtë të tharëseve të flokëve.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...