Pavarësisht se sa me kujdes i planifikoni fjalët tuaja, ju nuk mund të kontrolloni kurrë se si pranohet mesazhi juaj. Mirëpo, disa gjëra janë nën kontrollin tuaj, si intensiteti dhe volumi. Duke e ditur se çfarë është brenda fuqisë tuaj dhe duke u përgatitur përpara do ju ndihmojë të maksimalizoni çdo mundësi për të komunikuar. Këtu janë pesë çelësat që ta bëni mesazhin tuaj të vlefshëm.
Asnjëherë mos flisni pa u përgatitur mirë
Çdo bisedë nga e cila jam larguar me pendim ndan një dëmtues të përbashkët, nuk kam menduar para se të flisja. Shumica prej nesh ia dalim mirë kur kemi kohë për të përpunuar mendimet tona para se t’i ndajmë ato. Nëse një bisedë ose takim ia vlen kohën tuaj, ia vlen të merrni disa minuta që të mendoni. Për një dialog të rëndësishëm, merrni në konsideratë luajtjen e roleve për atë bisedë me një koleg të besueshëm, shkruan EO.
Mendoni nga perspektiva e pranuesit
Vendosni veten në këpucët e personit tjetër kur formoni strategjinë tuaj. Kjo siguron një qasje të balancuar dhe ju përgatit jo vetëm të mbështesni pozitën tuaj, por gjithashtu të sfidoni ndonjë kundërshtim potencial.
Përgatituni për përgjigje të ndryshme
Askush nuk mund të parashikojë me 100 përqind siguri se si do të përgjigjet secili. Rrisni gjasat tuaja që ërgnjë bisedë të shkojë mirë duke parashikuar përgjigjet negative. Kjo zvogëlon gjasat që të ziheni të pa përgatitur.
Qasuni me arsye dhe logjikë
Një pikë e cila prezantohet me logjikë dhe vetëbesim ka më pak gjasa të pranohet me armiqësi. Çelësi është t’i qaseni çdo bisede me arsye objektive të mbështetura nga të dhënat ose faktet, nëse është e mundur.
Mos harroni anën emocionale
Përderisa pika numër katër thekson nevojën për bisedë objektive, është e rëndësishme të kujtoni se emocionet shpesh triumfojnë ndaj logjikës. Mos nënvlerësoni ndikimin që ndjenjat mund të luajnë në perceptimin e një mesazhi, dhe kuptoni cilat fjalë mund t’i shkaktojnë ato.
Në fund, kërkoni që jo vetëm të jeni një komunikues efikas, por edhe briliant. Qëllimi juaj tregohet më i qartë në një bisedë të mirë-artikuluar. Përderisa mund të mos jetë e përsosur, të paktën jo menjëherë, synimi i komunikimit briliant është mënyra më e mirë për të arritur aty.
KPK nesër mban mbledhje
Ismaili: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë rreth 4.3...
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, policia h...
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...