Kur gjejmë personin ideal shpesh harrojmë faktin se do të kemi shumë të bëjmë edhe me familjen e tij.
Janë sidomos mamatë e partnerve, të prirura për të kritikuar, qoftë dhe për gjërat më të vogla dhe të parëndësishme.
Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë të përballeni me kritikat e tyre:
Mundohuni të kuptoni arsyen
Nuk është e thënë që gjithçka që tek ju vjen në formën e një kritike të bëhet me një qëllim të keq. Ndoshta është thjesht një këshillë, nga dikush që ja u do të mirën.
Ndryshoni temën e bisedës
Ndodh që me të vërtetë mos t’ju pëlqeje ose interesojë ajo që po dëgjoni, epo e keni një zgjidhje ndryshoni temën dhe flisni për diçka tjetër.
Takime sa më të rralla
Nëse gjendeni ngushte dhe nuk keni si t’ja bëni pasi këto kritika janë shumë të shpeshta atëhëre rralloni takimet me të, fundja me kaq shumë punë sa keni gjatë ditës nuk ja dilni dot.
Bisedoni me partnerin:
Kur mendoni se pas fjalëve jo të mira ka një arsye me të vërtetë tendencioze ose bezdisëse atëhere është koha të flisni me partnerin. Ai do të komunikojë më lehtë më mamanë e tij.
Përballuni me të
Kjo nuk do të thotë të debatoni me tone të ashpra apo të mbani inate. Nuk ka pse të ndodhë diçka e tillë. Mjafton të diskutoni me qetësi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...