Gjithnjë e kemi dëgjuar shprehjen se ‘floku është gjysma e bukurisë’.
Por për të patur flokë të shëndetshëm dhe të bukur janë një sërë rregullash dhe këshillash që duhet të ndiqen nga çdo vajzë.
Nuk duhet ti lyeni vetë flokët
Ndonëse mendoni se është një mënyrë e mirë për të kursyer kohë dhe para, lyerja e flokëve në shtëpi nuk është zgjidhje. Ju nuk mund ta dini saktësisht se çfarë po bëni kështu që evitojeni këtë proces. Më shumë do shpenzoni për të rregulluar gabimin që mund të keni bërë duke i lyer vetë.
Të krehësh apo të stilosh flokët kur janë të lagur
Në çastin kur flokët tuaj janë të lagur janë më tepër delikat dhe kanë tendencën të këputen më shpejt. Për këtë arsye nuk është një zgjidhje e mirë të eksperimentoni me flokë të lagur për të realizuar modele të ndryshme.
Duhet ti prisni flokët në kohën e duhur
Nëse shihni që flokët tuaj janë shumë të hollë pa formë atëherë ka ardhur çasti që duhet ti prisni. Madje për të patur flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, kjo është këshilla e parë që ju jepet. Duhet ti prisni flokët duke i dhënë një formë të rregullt.
Nuk duhet ti shtrëngoni shumë flokët kur i lidhni
Nëse i mbani flokët shpesh të lidhura, ato mund të dëmtohen pasi tërhiqen nga rrënjët. Por nëse këtë model e përdorni shpesh atëherë këshillohet që të mos shtrëngohen shumë.
Mos i lani flokët çdo ditë dhe mos përdorni ujë të nxehtë.
Gjëndrat në kokën tonë prodhojnë vajra natyralë, të cilët janë shumë të nevojshëm për shëndetin e skalpit dhe të flokut. Gjithashtu edhe përdorimi i ujit shumë të nxehtë e dëmton flokun. Idealja do ishte që flokët të lahen dy deri në tre herë në javë nëse janë shumë të yndyrshëm.
Kujdes ndaj ekspozimit në diell
Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell nuk dëmton vetëm lëkurën, por edhe flokët. Rrezet e shumta të diellit padyshim që e dëmtojnë shumë flokun, për këtë arsye është më e këshillueshme ti lidhni, kur ndodheni në këto kushte.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...