A duhet të flemë njësoj gjatë gjithë jetës sonë? Ne shpenzojmë një kohë të madhe të jetës duke fjetur. Foshnjat flenë praktikisht 24 orë në ditë.
Fëmijët e vegjël bëjnë dremitje të vogla. Të rinjtë dhe adoleshentët flenë nga 8-9 orë në natë, ndërsa të rriturit flenë 7-8 orë ose edhe më pak. Shumë persona më të moshuar kanë nevojë për më pak orë, ndoshta 5 ose 6 dhe gjithashtu kanë tendencën për ta pasur gjumin shumë të lehtë.
Pse të moshuarit flenë më pak?
Personat në moshë të thyer, ndoshta nuk kanë nevojë të flenë shumë ose janë të aftë të flenë po aq sa edhe të rinjtë. Kjo mund t’i dedikohet stilit të jetesës sepse ata flenë më shumë gjatë ditës, për shkak të kohës së lirë. Gjumi i ditës i bën ata të mos flenë natën.
Çfarë është pagjumësia?
Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë. Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.
Çfarë masash duhet të merrni kur përdorni pilulat?
Ka shumë lloje pilulash që përdoren për të fjetur gjumë. Megjithatë është e rëndësishme që të mos përdoren pilulat për të fjetur. Kjo mund të ndodhë sepse trupi juaj fillon të varet nga mjekimet dhe me kalimin e kohës ju do ta keni të vështirë për të ndaluar së marri tabletat që ju sjellin gjumin. Ndoshta do t’u duhet të merrni shumë dhe gjithmonë edhe më shumë për të arritur efektin e dëshiruar sepse trupi juaj bëhet shumë tolerant. Ato mund t’i lënë ndjenjat tuaja të përgjumura dhe letargjikë në mëngjes.
Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:
Shumë njerëz kanë gjetur si zgjidhje mjekime barishtore për të fjetur, në vend që të përdorin ilaçe. Ata përdorin agnushe, sanës ose vajra aromatikë, si një mënyrë për t’u qetësuar para se të shkojnë në shtrat. Këto janë më të vështira për t’u provuar nga studimet shkencore, por shihen si një eksperiment personal. Njerëzit mund të gjejnë zgjidhjen e pagjumësisë së tyre duke përdorur mjekimet e lartpërmendura, por duhet të konsultohen me mjekun për shkak të ndonjë efekti anësor.
Sëmundja e narkolepsisë
Një formë e hipersomnisë, narkolepsia është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend të gjumit gjatë ditës. Personin e zë gjumi në mënyrë te paparashikuar gjatë ditës. Përgjithësisht është një gjendje që prek të moshuarit ose të rriturit mbi moshën 45-vjeçare. Personi i prekur nga ky çrregullim bie drejtpërdrejt në gjumin LSHS dhe përderisa kjo etapë lidhet me paralizimin muskulor, përbën një rrezik për individin. Shkaktohet nga një goditje e fortë si emocion i fortë, të qeshurit, befasimi, ndezja ****uale. Një simptomë e narkolepsisë janë dhe haluçinacionet hipnagogjike.
Pagjumësia dhe truri
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj, janë krahasuar kafshët e lodhura prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel me të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru dhe pikërisht në zonën e quajtur hipocampus.
Çrregullimet e gjumit
Çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë. Në disomnitë, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në këto kushte trupi juaj do të jetë gjithmonë i lodhur po ashtu edhe sistemi nervor. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakonte që çrregullon gjumin. Ky është një çrregullim që në pjesën më të madhe të rasteve prekin fëmijët e vegjël, gjendje e cila mund të zgjasë deri në moshën 15-vjeçare.
Çfarë është insomnia ?
Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë (pamundësisë për të të zënë gjumi). Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportonin se vuanin nga ky lloj çrregullimi të gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniakë i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar. Si rrjedhojë kur zgjohen, ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin. Të tjerë e kanë të vështirë që t’i zërë gjumi për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit ose problemeve të tjera. Drogat gjithashtu çrregullojnë ciklin normal të gjumit. Disa insomniakë vuajnë nga një gjendje e njohur si Apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por çohen pasi u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...