Nëse keni zgjedhur që të kaloni pushimet tuaja në bregdet, atëherë siguria në ujë është vendimtare për këdo që ka fëmijë.
Duke qenë në dijeni të rreziqeve duhet siguruar që fëmija juaj të ndjekë rregullat e sigurisë në ujë, për të ulur rrezikun e mbytjes. Këto rregulla vlejnë edhe për larje në pishina apo liqene.
Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik japin disa këshilla për t’u larë të sigurt.
“Kujdes! Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për ta. Notoni në zonat e rrethuara dhe të mbikëqyrura nga rojat detare. Notoni gjithmonë i shoqëruar nga një shok. Nëse do të lundroni me varkë vishni gjithmonë jelekun e shpëtimit. Mbani larg pishinës lodrat që nuk përdoren më. Vendosni barriera penguese pranë pishinave”, – rekomandojnë ekspertët./atsh/
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës