Kur bëheni me fëmijë, gjëja e fundit që ju bie ndër mend është që të keni kujdes edhe për vetën. Sidoqoftë, është thelbësore për mirëqenien dhe shëndetin që të keni në kontroll edhe vetën.
Kujdesi që ju tregoni për vetën jep një shembull të mirë për fëmijët, prandaj mos i lini pas dore këshillat e mëposhtme, transmeton portal arbresh.info
Jepni përparësi vetës
Si prind, gjithmonë kujdeseni për tjerët. Rrota e kujdesit, ushqyerjes, ndërrimit të pelenave, fshirjes së hundëve, pastrimit, planifikimit, blerjes, punës, netëve pa gjumë nuk duket se do të kalojë kurrë. Kjo është arsyeja pse ju nuk keni kohë për t’u kujdesur për veten tuaj.
Por, mbani mend, kur jeni mirë me vetën, do të jeni mirë edhe për tjerët. Kjo nuk është egoizëm, por është baza e vetëvlerësimti.
Filloni të ndani një orë për vetën, duke lexuar një libër, duke parë një film, duke bërë joga, ose ndonjë gjë që ju pëlqen shumë.
Bëni ushtrime
Një gjë e rëndësishme për kujdesin ndaj vetës është mbajtja në formë e trupit tuaj. Ju nuk keni pse të kaloni orë në ditë, të blini pajisje të shtrenjta ose të jeni pjesë e një ekipi të palestrës nëse nuk ju pëlqen.
Thjesht, ndani një orë për të bërë ecje, për të bërë joga, ose për vrapuar. Shëtisni, vallëzoni ose bëni një program të thjeshtë ushtrimesh nga shtëpia. Do të habiteni me të gjitha këto përfitime, siç janë rritja e energjisë dhe imuniteti, gjumi i përmirësuar dhe madje edhe të menduarit do të jetë më i qartë. Pastaj kjo është një shembull i mirë për fëmijën tuaj, transmeton portal arbresh.info
Kosova ka rreth 35 mijë fëmijë në çerdhe dhe parashkollor
Ndonjëherë lëreni fëmijën të mërzitet
Sigurisht si prind shumë shpesh do të dëgjoni fjalinë “jam mërzitur”. Ju menjëherë filloni të sajoni ide edhe aktivitete në mënyrë që të mbani fëmijën tuaj në aktivitetet. Por, ndonjëherë duhet ta lini fëmijën të mërzitet, sepse kështu do të fillojë të kërkojnë vetë gjërat dhe kjo do të stimulojë kreativitetin e tyre.
Lërini ata të mësojnë të mendojnë vetë. Ata do të mësojnë të zgjidhin problemet, të jenë më të motivuar dhe të gjejnë interesat e tyre.
Bëni pushim
Sigurisht që keni harruar se kur keni vënë gjumë në sy ditën, por mbani mend se kur bëheni me fëmijë ju duhet pushim edhe juve. Shkoni në dhomën tjetër dhe relaksohuni.
Ju me siguri do të jeni më të aftë dhe do të funksiononi më mirë kur të ktheheni.
Ndihmoni veten duke u çlodhur
Edhe pse shumica e konsiderojnë dembelizëm, të gjithë kanë nevojë për heshtje dhe paqe të brendshme. Një frymëmarrje e thellë nuk është vetëm e bukur, është shumë e nevojshme.
Pushimet do t’ju bëjnë më të freskët, më të lumtur dhe më produktiv.
Ngadalësoni kafenë, shijoni filma, dëgjoni muzikë … Mundohuni ta përfshini këtë në rutinën tuaj të rregullt në jetë./arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor