Përderisa seksi mund të mos ju duket si një fushë të cilën e studiojnë psikologët dhe shkencëtarët, faktikisht ka shumë hulumtime që janë kryer për këtë çështje!
Në fakt, janë kryer shumë hulumtime edhe për atë se si ta shijojmë më shumë, transmeton Telegrafi.
Kështu, më poshtë ju sjellim disa prej këshillave më të mira seksuale që shkenca ka për t’ju ofruar.
Mos konsumoni alkool
Sipas një studimi nga universiteti i Nju Jorkut, më mirë kombinohet marijuana me seks sesa alkooli, pasi që alkooli i mpinë ndjenjat, ndërsa marijuana i rritë – gjë e cila shpie në orgazma më të mira dhe nivele më të ulëta të pendimit.
Bëjeni partneren të ndihet e veçantë
Një studim izraelit ka zbuluar se kur njerëzit ndihen që partneri/ja u kushton më shumë vëmendje, ata e duan më shumë partnerin/en dhe bëjnë seks më shpesh.
Përgjegjshmëria është kyçe në këtë çështje, e posaçërisht në lidhjet afatgjate. Andaj ktheni mesazhet shpejt, telefonojeni partneren dhe bëjeni të ndihet e dashuruar.
Bëhuni zemërgjerë
Njerëzit janë në kërkim të altruizmit, pasi që hulumtimet e fundit tregojnë se zemërgjerësia është e lidhur ngushtë me atë se sa janë të kënaqur njerëzit me jetën seksuale.
Sipas këtyre hulumtimeve, personat zemërgjerë bëjnë seks më shpesh.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...