Google ADS

Këshilla nga gratë franceze për lëkurë të shëndetshme

14:12 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Gratë franceze janë të njohura për bukurinë e tyre natyrale dhe nuk kanë frikë nga plakja.

  1. Sipas tyre produktet për një lëkurë të mirë nuk kanë nevojë të jenë të shtrenjta

Të gjithë ne shpenzojmë një mal me para për produkte të lëkurës, pasi mendojmë se me çmimin e lartë edhe kualiteti është i lartë. Por në Francë, produktet e njohura kanë një arsye pse janë kaq të njohura, pasi kanë çmimi shume të përballueshme, shkruan portali arbresh.info

Të gjithë besojmë në atë se çfarë paguan ashtu merr por në Francë mjafton vetëm të kalosh rrugën në një farmaci dhe gjeni produkte për fytyrë si Avène, Roche Posay, Caudalie dhe Vichy.

  1. Uji micellar është një magji në vete

Uji micellar është njëri prej produkteve që e gjenë në kujdesin e lëkurës të çdo femre nga Persia. Ky ujë përdorët për fshirjen e grimit ose si toner i fytyrës i cili nuk e bënë lëkurën e thatë e as shumë të yndyrshme.

  1. Vera e kuqe është e mirë për lëkurën tuaj

Një arsye më shumë për të pirë verë të kuqe janë gratë franceze që kanë një lëkurë aq të butë. Vera e kuqe është plotë me antioksidant, të cilët janë anti-inflamator dhe regjenerues të lëkurës që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit.

  1. Pak është gjithmonë shumë

Gjëja kryesore që mësoni nga kujdesi i lëkurës prej grave franceze është se sa më pak produkte përdorni, rezultati i tyre është i dukshëm./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme