Dita ka gjithsej 24 orë, dhe normalisht se edhe ju dëshironi që secilën prej tyre ta shfrytëzoni në maksimum.
Nëse jeni duke pasur probleme me produktivitet, atëherë mos u brengosni sepse është problem që ka zgjidhje.
Ndiqni këshillat e mëposhtme dhe do ta keni më të lehtë rrugëtimin tuaj drejt përmbushjes së qëllimeve.
Mateni kohën dhe shikoni ku po e shpenzoni shumicën e saj
Aplikacionet për matjen e kohës si ‘Toggl’, ju ndihmojnë ta vizualizoni atë se ku po shkon koha juaj çdo ditë. Matja e vazhdueshme e kohës ju ndihmon të kuptoni se a po shpenzoni shumë kohë në projekte që s’kanë aq rëndësi, ose a po shpenzoni shumë pak kohë në projekte që kanë rëndësi transmeton telegrafi.
Kryejeni vetëm një detyrë njëkohësisht
Rezistoni presionit për t’i kryer disa detyra njëkohësisht, sepse jua shtjerrin përqendrimin dhe ju lodhin më shumë. Fokusojeni të gjithë fuqinë e trurit tuaj në një detyrë të caktuar për një periudhë të shkurtë kohore – kjo është shumë më efektive se metoda e parë.
Përdoreni teknikën ‘Pomodoro’
Kjo teknikë e produktivitetit e kombinon kryerjen e një detyre me një sistem shpërblimi. Si funksionon kjo? Caktojeni një alarm për 25 minuta dhe punoni në një detyrë të caktuar pa u ndalë. Kur të bie alarmi, shpërblejeni veten me 5 minuta pushim, pastaj fillojani nga fillimi. Pasi ta keni përsëritur ciklin disa herë, shpërblejeni veten me 30 minuta pushim.
Bëjeni një listë me prioritete
Krijimi i një liste me detyrat të cilat duhet t’i kryeni mund t’ju ndihmojë mjaft shumë. Por çdo herë që e shtoni një detyrë të re në listën tuaj, renditni detyrat sipas prioritetit. Se cilat detyra i kryeni të parat, zgjedhni ato në bazë të afatit kur duhen të jenë të përfunduar, në bazë të rëndësisë që kanë dhe në bazë të asaj se sa zgjatë përfundimi i tyre. /telegrafi
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues