Psikologët nuk rekomandojnë që dhoma juaj të ketë këtë ngjyrë.
Nëse po mendoni të freskoni brendësinë e banesës ose shtëpisë tuaj, psikologu Lee Chambers mendon se nuk duhet të përdorni një ngjyrë të kuqe të ndezur, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, dhoma e ndjenjës është një vend ku mblidhet e tërë familja dhe e kuqja nuk është ngjyra e duhur.
Ai shton se për shkak të kësaj ngjyre, ju mund të ndiheni të shqetësuar dhe më pak të relaksuar.
“Ndërsa e kuqja, si nuancat e saj, stimulon energjinë dhe ndërveprimin shoqëror, qëndrimi i zgjatur në një ngjyrë kaq intensive mund të na bëjë nervozë, më agresivë, më pak të relaksuar dhe madje të përshpejtojmë rrahjet e zemrës”, thotë ai.
Ngjyrat që preferohen në dhomën e ditës janë ato me nuanca më paqësore, sikurse e bardha./arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%