Google ADS

Kërkohet që prindërit të ndalojnë shpërndarjen e fotove të fëmijëve

15:06 | 28 Mars 2019
A. B.

Duaje ose urreje, prindërit kanë gjetur veten në rrjetet sociale dhe duket se duan të qëndrojnë si pjesë e tyre e pandashme.

Është një mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me ta dhe gjithnjë është shumë zbavitëse kur i sheh prindërit tuaj në përpjekje për të bërë selfie ose për të përdorur emoji të ndryshme, shkruan BBC përcjell portali arbresh.info.

Por nëse ata ndajnë fotot tuaja në rrjetet sociale pa lejen tuaj dhe ju nuk keni njohuri nëse rregullat e privatësisë janë të limituara kjo është e ndaluar kategorikisht.

Pse njerëzit e shohin shqetësues këtë fakt?

Ironikisht, fëmijët nuk janë të lejuar teknikisht të regjistrohen në shumicën e rrjeteve sociale derisa të arrijnë moshën prej 13 vjeç gjë që do të thotë që disa adoleshentë tronditën kur qasen në rrjete sociale.

Prindërit shpesh vendosin rregulla strikte të përdorimit të internetit për fëmijët e tyre për të mbrojtur privatësinë e tyre, por ”rregullat duket se janë të zbatueshme vetëm për fëmijët, e jo për të rriturit në familje”.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme