Si te dalloni shenjat e kequshqyerjes?
Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne shenja fizike, pervec atyre metabolike. Keto shenja nuk jane gjithmone specifike dhe shpeshhere mund te reflektojne mungese te nje sere lendesh ushqyese apo situatash qe nuk lidhen detyrimisht me ushqimin. P.sh., buzet e cara ne ane, mund te shaktohen nga mungese e vitaminave B, por mund te rezultojne edhe si pasoje e diegjes ne diell apo e dehidratimit.
Zakonisht, shenjat klinike shfaqen ne ato pjese te trupit te cilat kerkojne rigjenerim me te shpejte si p.sh. floket, thonjte, lekura dhe aparati tretes (perfshire ketu gojen dhe gjuhen). Me poshte renditen disa nga simptomat, te cilat shfaqen ne faze relativisht te avancuar te mungeses ushqimore.
Floket
Floke pa shkelqim, te thate, qe bien, apo qe keputen lehtesisht, mund te lidhen me mungese vitamine C, Proteinash, Zinku, Hekuri ose thjeshte me moshimin apo abuzim me lendet qe trajtohen.
Keshille: shtoni konsumin e lengut te portokallit, arrave te Brazilit, farave te kungullit dhe vezeve
Syte
Sy te zbehte (mungese hekuri); me njolla, te thate (mungese vitamine A); te kuq ne cepa (mungese vitaminash B). Arsye te tjera mund te jene anemia e cila nuk shkaktohet nga menyra e te ushqyerit, crregullime te syve, alergji, moshim.
Keshille: Shtoni konsumin e thjerrzave, karrotave dhe mishit te kuq.
Buzet
Buze te thata, te cara apo me plage ne ane (mungese vitaminash B).
Keshille: merrni suplement te majase ushqimore, konsumoni shpesh bulmetin, tersheren, grurin, fasulet dhe peshkun.
Goja dhe mishrat e dhembeve
Mishra qe gjakosen (mungese vitamin C); gjuhe e lemuar (mungese vitaminash B); ulje te shqises se shijimit (mungese Zinku). Arsye te tjera mund te jene semundjet periodontale apo mungese higjene e gojes.
Keshille: konsumoni me shpesh brokolin, agrumet, mishin e kuq, farat e kungullit dhe ostriket.
Lekura
Veshtiresi ne mbyllje te plageve (mungese proteinash, vitamine C, Zinku); e thate, e ashper, pa yndyre (mungese acidesh lyrore esenciale ne diete, mungese proteinash, vitaminash A dhe B); me hematoma apo gjakosje nen lekure (mungese vitamin C dhe K); e zbehte (mungese hekuri)
Keshille: konsumoni me shpesh vezen, domatet, panxharin, karrotat, lakren e kuqe, gjizen dhe sardelet.
Thonjte
Thonj me valezime (mungese proteinash); ne forme luge, te zbehte (mungese hekuri)
Keshille: konsumoni shpesh thjerrzat, panxharin.
Te tjera
Dementia, neuropati periferike (mungese vitaminash B); gjendra limfatike te enjtura ne dy anet e qafes (mungese proteinash, Jodi); kembe te harkuara (mungese vitamine D)
Keshille: konsumoni me shpesh prodhimet e detit, vezet, hurmat, sheget dhe merrni vaj te melcise se merlucit ne forme suplementi. Nga BLERINA BOMBAJ
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...