Keni vendosur të martoheni? Nëse ai bën këto gjëra më mirë anuloni çdo gjë

14:38 | 15 Nëntor 2018
Arbresh.info

Martesa është një hap i rëndësishëm në jetën e çdo çifti. Pasi ke gjetur partnerin/partneren që ti e dashuron me shpirt, lind pyetja: A është ky personi me të cilin unë dua të kaloj gjithë jetën? Disa janë të sigurt në vendimet e tyre, ndërsa të tjerë hezitojnë të martohen.

Ne nuk mund t’ju ndihmojmë në çështjet e zemrës, por disa këshilla rreth marrëdhënies suaj mund t’ua japim. Nëse jeni në prag martese dhe keni 1 milion pikëpyetje në kokë, mund të lexoni këtë artikull. Ndoshta ky shkrim mund t’ju hapë paksa probleme me partnerin, por më mirë t’i parandaloni disa gjëra, pasi më vonë mund t’ju lëndojnë më shumë.

  1. Nusja dhe dhëndri e ofendojnë si me shaka njëri-tjetrin
    Pseudonimet nuk janë gjithmonë një shenjë e mirë e një martesë të lumtur. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ofendimet në formën e shakave tregojnë se martesa nuk do të zgjasë. Në rast se partneri juaj justifikohet duke thënë “ E kam thënë me dashuri”, këto nuk janë premisa pozitive për martesën tuaj.
  2. Njëri nga partnerët bën organizime fshehurazi nga tjetri
    Kur vjen puna tek martesa, edhe detajet më të vogla duhen diskutuar. Ti nuk mund të organizosh një dasmë, pa marrë mendimet e partneres. Është normale që ti të bësh surpriza, por jo të mbash të fshehtë çdo gjë që ka të bëjë me dasmën.
  3. Kur ai nuk merr pjesë në organizimin e dasmës
    Meshkujt janë më pak të interesuar se gratë në organizimin e dasmës. Ata mund të mos vendosin për ngjyrat e karrigeve ose tortës, por dhëndri duhet të flasë me nusen për vendime të rëndësishme të ceremonisë. Sipas organizatorëve të dasmave, ndodh ndonjëherë që e shikojnë nusen dhe dhëndrin për herë të parë bashkë gjatë dasmës. Këto martesa nuk zgjasin shumë.
  4. Nusja dhe dhëndri futen në borxhe për të realizuar dasmën
    Dasma ka shpenzime të mëdha dhe ky mund të jetë një problem për familjet e vogla. Ju duhet ta ndani mendjen se çfarë mund të përballoni ose jo. Mos u fusni në borxhe nëse nuk mund t’ua jepni paratë mbrapsht personave që ua keni marrë. Ju po nisni një jetë të re së bashku dhe nëse keni probleme financiare që në fillim, kjo nuk është diçka pozitive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme