Google ADS

Keni uri por nuk doni të shëndosheni? Hani banane

23:38 | 7 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Ju ka ndodhur të hani një vakt të shpejtë dhe të ndiheni sërish të uritur pas 20 minutash? Herën tjetër, hani një banane.

Bananet janë të pasura me niseshten rezistente, një karbohidrat i shëndetshëm që ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe përshpejton metabolizmin.

Një banane mesatare, jo e pjekur mirë, do t’ju japë 12.5 gramë NR, më shumë se shumica e ushqimeve të tjera.

Bananet e pjekura mirë kanë 4.7 gram, mjaftueshëm për t’ju mbajtur të ngopur deri vaktin e ardhshëm. Për vaktin e ardhshëm, ju sugjerojmë petulla me banane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme