E keni pyetur ndonjëherë veten cili është momenti i duhur për të rënë nga pesha? Mos u mendoni gjatë, nuk ekziston një fazë ose moment i caktuar.
Edhe pse siç thotë populli, punën e sotme mos e lër për nesër ndaj filloni që sot. Living ju sjell një propozim shumë interesant: të dobësoheni duke ngrënë. Pikërisht kështu, mënyra më e mirë për të qenë në formë është duke ngrënë sa më shëndetshëm dhe në porcione të vogla. Dhe duke folur për ushqime të shëndetshme, sot ju njohim me dy erëza që nëse konsumohen në mënyrën e duhur shkrijnë dhjamin dhe kilogramët e tepërt.
Piperi i zi
Të gjithëve ju ka ndodhur të teshtini pasi keni nuhatur piper të zi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo ndodh sepse piperi i zi ka në përmbajtjen e tij piperinë. Piperina është një ndër aleatët më të mirë për të rënë nga pesha. Sipas një studimi të Sejong University, piperina parandalon formimin e kolesterolit të keq. Gjithashtu ndihmon trupin të përthithë sa më mirë ushqimet dhe t’i tresë ato me lehtësi. Shkrin dhjamin rreth belit dhe ijeve, si dhe parandalon oksidimin e enëve të gjakut. Niseni mëngjesin me këtë pije : 200 ml ujë i vakët, 1 lugë çaji piper i zi dhe 1 limon i shtrydhur. Do të vini re ndryshime të menjëhershme që javën e dytë.
Kanella
Kanella ju jep një shije fantastike ëmbëlsirave dhe biskotave. Ju jep jetë luleve, si dhe ju ndihmon të bini nga pesha. Kanella është e pasur me hekur, kalcium, fribra dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq. Njëkohësisht nxisin sistemin tretës, ju japin ndjesinë e ngopjes dhe djegin kaloritë. Mjekët dietologë këshillojnë të pini çdo mëngjes ujë të ngrohtë me pak kanellë dhe mjaltë pasi nxit metabolizmin të punojë më shpejt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...