Rrudhat e ballit ndryshojnë paraqitjen e njeriut dhe e bëjnë atë të ngjajë më i moshuar. Fatmirësisht, rrudhat mund të zbuten ose të zhduken tërësisht falë disa ndryshimeve në stilin e jetesës dhe kurave që mund t’i përgatisni në shtëpi.
Më poshtë do të gjeni nga agroweb.org disa metoda natyrale në shtëpi kundër rrudhave në ballë.
Vaji i Arrës Së Kokosit
Pasi të keni larë fytyrën në mbrëmje, masazhoni zonën e rrudhave të ballit me pambuk të lyer me vaj të arrës së kokosit. Masazhojeni zonën deri sa lëkura ta përthithë vajin komplet. Rrudhat dalin më shumë në pah si pasojë e mungesës së elasticitetit të lëkurës.
Ushtrime Për Muskujt E Ballit
Mjafton një ushtrim i thjeshtë për t’i stërvitur muskujt e ballit dhe për të përmirësuar paraqitjen tuaj. Formoni shkronjën C me duart dhe vendosini mbi sy.
Gishtat e mëdhenj duhet të prekin flegrat e hundës dhe gishtat tregues duhet të puthiten poshtë vetullave. Përpiquni të pengoni çdo lëvizje të vetullave dhe muskujve të ballit ndërkohë që hapni dhe mbyllni sytë pesë herë me rradhë. Më pas mbyllini sytë dhe qetësohuni për pesë sekonda. Përsëriteni ushtrimin tre herë në ditë.
Masazh Me Vaj Ulliri
Pas larjes së fytyrës në mbrëmje, ekspertët ju sugjerojnë të hidhni disa pika vaj ulliri ekstra të virgjër në ballë dhe masazhoni në zonën e rrudhave.
Vaji i ullirit do të përmirësojë ndjeshëm elasticitetin e lëkurës dhe të zbehë rrudhat.
Përdorni Agrumet
Portokalli, limoni dhe agrumet e tjera përmbajnë vitaminat C dhe E të cilat përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.
Ju mund të vendosni tulin e agrumes direkt në ballë dhe ta mbani për 10 minuta ose mund të bëni një maskë të shëndetshme.
Përzieni 60 ml me lëng të freskët portokalli me pak miell.
Pastën e formuar vendoseni në zonën e rrudhave dhe pas 20 minutash shpërlajeni me ujë të vakët.
Aloe Vera
Para larjes së fytyrës në mëngjes ose në mbrëmje, hidhni një pikë nga xheli i aloe verës në ballë.
AgroWeb.org ju këshillon të lyeni rrudhat dhe pas 15 minutash lajeni ballin dhe shpërlajeni ballin me ujë të ngrohtë.
Aloe Vera stimulon rigjenerimin e lëkurës dhe shërimin e saj.
Ndryshime Në Stilin e Jetesës
Ndryshimet në stilin e jetesës duhet të fillojnë së pari me pasjen e një regjimi ushqimor që duhet të përmbajë më shumë fruta dhe perime. Këto të fundit rrisin sasinë e antioksidantëve në organizëm dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.
Nga ana tjetër, duhet të qëndroni larg sheqernave dhe karbohidrateve të përpunuar që shkaktojnë inflamacion dhe nxisin shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e fleksibilitetit të lëkurës.
Aktiviteti fizik, ekspozimi i kujdesshëm ndaj dielit, gjumi i mirë, mospirja e duhanit dhe kufizimi i alkolit janë gjithashtu masa që duhen marrë për të mirën e lëkurës./agroweb/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë