Google ADS

Keni probleme me peshën? Sekretet që duhet të dini…

00:38 | 31 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Rënia në peshë është një process që në shumicën e rasteve thjesht do durim. Ekzistojnë mënyra të ndryshme që ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt.

 

Gjatë temperaturave të larta ajo që ju vjen në ndihmë është një dush me ujë të ngrohtë, gjithashtu më poshtë do të lexoni dhe disa detaje të tjera në lidhje me faktin se si të biem në peshë.

 

Bëni dush të ngrohtë

Në fakt, dushi i ngrohtë është ndër hapat që duhet të bëni nëse keni qëllim dobësimin. Studiuesit rekomandojnë që të bëni dush me ujë të ngrohtë, pasi mund të djegni kalori sikurse kur e bëni një shëtitje prej 30-të minutave.

 

Ecni

Ecja tashmë është vërtetuar se është ushtrim i përkryer të humbje të peshës. Ju mund të djegin deri në 255 kalori në orë nëse ju bëni një shëtitje me hapa më të ngadalshëm dhe deri ne 391 kalori nëse ju ecni pak më shpejtë.

 

Pini dy gota ujë para ngrënies

Ekspertët rekomandojnë të pini dy gota të mëdha të ujit para çdo vakti për të shmangur ngrënien e tepërt. Ky zakon i thjeshtë ju bën të hani më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme