Njollat kafe janë të njohura ndryshe si njollat e plakjes së lëkurës.
Pavarsisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtëme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.
Krijimi i tyre mund të vijë nga plakja, stresi, njollat e shtatzanisë, mungesa e vitaminave në trup apo të jenë gjenetikisht të trashëguara.
Gjithsesi pavarsisht shkakut të krijimit të këtyre njollave, aleati i tyre kryesor është ekspozimi i pambrojtur në diell.
Njollat kafe janë shumë të zakonshme në vendet me shumë diell.
Po ashtu, te njerëzit me një tonalitet të hapur lëkure të cilët ekspozohen për kohë të gjata nën rrezet e diellit.
Rrezet ultra violet aktivizojnë prodhimin e melaninës në trup dhe pjesët më delikate të lëkurës do të kenë tendencën të dëmtohen.
Duke nxitur kështu hiperpingmetimin e saj e për pasojë do të krijohen njollat kafe.
Njollat që shfaqen në fytyrë janë ato më shqetësueset pasi fytyra ekspozohet gjatë gjithë vitit në diell.
Në rastin e njollave kafe ky kontakt i vazhdueshëm, i përditëshëm mund të ndikojë në përhapjen e tyre.
AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju tregojë se si të përdorni produktet që ju ndodhen në kuzhinë për të mbajtur fytyrën tuaj gjithnjë të shëndritshme dhe të freskët.
Mungesa e vitaminës C është një nga arsyet kryesore pse trupi juaj krijon kushtet e përshtatshme për t’u krijuar këto njolla.
Përfshini në regjimin tuaj ushqimor, fruta dhe perime që kanë sasi të larta të kësaj vitamine siç janë:
Kivi
Limoni
Portokalli
Spinaqi
Specat e kuq
Bizelet
Domatet
Lulelakra
Rrushi
Një mënyrë tjetër e parandalimit dhe reduktimit të njollave pa pasur nevojë për trajtime mjeksore janë dhe këto maska bimore sugjeruar nga AgroWeb.org, që mund t’i bëni shumë lehtë në shtëpi.
Qumësht
Qumështi përmban acid laktik dhe është një agjent natyral në zbardhjen e lëkurës e veçanërisht fytyrës.
Metoda me qumësht rekomandohet shumë për fytyrat e ndjeshme pasi nuk shkakton tharje, djegie apo irritim të fytyrës.
Me një pambuk merni pak qumësht dhe aplikojeni tek njollat kafe.
Lëreni për disa minuta dhe më pas lajeni lekurën e ujë të bollshëm.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe lëng domatesh tek qumështi. Pas apilikmit lëreni të thahet për rreth 10 minuta.
Uthull molle
Uthulla e mollës është një metodë shumë efektive që shëron shumë probleme të lëkurës, duke ju dhënë një rezultat të mrekullueshëm.
Përzieni një sasi të barabartë uthulle dhe uji në një enë.
Aplikojeni me gishta në zonën ku ndodhen njollat kafe duke e lënë të thahet për disa minuta.
Uthullën e mollës mund ta bashkoni edhe me lëng portokalli dhe ta aplikoni si më sipër.
Këto metoda do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga njollat kafe natyralisht.
Kosi
Përdorimi i rregullt i kosit apo maskave me kos do t’i japë lëkurës tuaj shkëlqimin natyral që kërkoni.
Aplikoni kosin tek njollat kafe dhe lëreni të thahet për 20 minuta më pas shpëlani zonën me ujë të ftohtë.
Nëse po kërkoni një maskë fytyre përzieni pak kos, bollgur dhe lëng të freskët limoni.
Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta.
Pasi të lani fytyrën me ujë të ftohtë masazhojeni ate me krem hidratues.
Aloe vera
Gjethet e aloe vera-s janë një zgjidhje për shumë probleme të lëkurës.
Aplikoni pak nga xheli që ndodhet brenda gjetheve te bimës tek zona e njollave dhe mbajeni për 30 minuta.
Më pas lajeni me ujë.
Aplikimi i kësaj maske çdo ditë për një muaj do t’ju zbehë problemin e njollave kafe.
E rëndësishme është që ju të keni një bimë aloe vera të freskët në shtëpi./AgroWeb.com/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...