Përdorimi i deodorantëve me përmbajtje kimike, djersitja e tepërt, diabeti dhe depilimi i vazhdueshëm me brisk janë disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e njollave kafe poshtë sqetullave. Mirëpo ky hiperpigmentim i lëkurës mund të ndodhë edhe si pasojë e çrregullimeve hormonale gjatë shtatzënisë. Nëse sapo keni sjellë në jetë një fëmijë dhe dëshironi t’i ktheni lëkurës pamjen e mëparshme, Living ka zgjedhjen e duhur për ju.
1.Tërshërë: Për tërshërën kemi dëgjuar të flitet shumë gjatë 2018-ës, sidomos pasi ajo u bë pjesë e menuve në shumë çerdhe dhe kopshte të Tiranës, ndonëse në Living ju kemi njohur që më parë për vlerat e saj ushqyese. Sot ju këshillojmë që ta përdorni për të formuar një maskë, e cila do të zbardhë lëkurën e errët poshtë sqetullave. Në në enë shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë me miell tërshërë. Pasi t’i keni përzier mirë të gjithë ingredientët, aplikojeni mbi lëkurë të lagur. Lëreni të veprojë të paktën 20 minuta dhe lahuni me ujë të pastër.
2.Glicerinë: Bashkoni 10 pika glicerinë, 10 pika vaj të arrës së kokosit dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Me ndihmën e një garze pambuku lyeni sqetullat pak para se të bëni dush dhe lëreni të veprojë për disa minuta.
3.Ujë i oksigjenuar: Krahas glicerinës, edhe uji i oksigjenuar është një zgjedhje shumë e mirë dhe ekonomike, në rast se keni vendosur të trajtoni njollat kafe të sqetullave në kushte shtëpie. Përpara se të nisni me trajtimin, këshillohet që lëkura të jetë e thatë. Ju rekomandojmë të përdorni ujë të oksigjenuar (volumi 10), të cilin duhet ta aplikoni me ndihmën e pambukut hidrofil, që thith lagështirën. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas lani sqetullat me ujë të ftohtë.
4.Vaj kokosi: Vaji i kokosit ka në përmbajtjen e tij përbërës që ushqejnë, hidratojnë dhe rigjenerojnë lëkurën. Këshillohet që për këtë trajtim të përdorni vaj kokosi të ngrirë, të cilin duhet thjesht ta aplikoni në lëkurë. Nuk është aspak e nevojshme që ta lani më pas, pasi ushqen lëkurën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...