Mund të besoni se fill pas një shtatzënie dhe ndërprerjes së gjirit, trupi i femrës mund të jetë gati për një shtatzënië të dytë, por kjo nuk është e vërtetë !
Nëse psikologët do t’ju rekomandonin një periuhdë kohore tre vjeçare, mjekët kanë të tjera rekomandime për ju !
Pa u marrë fare me shëndetin mendor apo emocional të nënës, ata e shohin të arsyeshme që trupi i gruas duhet të rimarrë veten për të paktën 23 muaj para se të konceptoni një shtatzëni. Falë metodave modern të kontrollit të lindjes, përfshire këtu kontraceptivët, kondomët, spiralen etj shumica e çifteve mund të “planifikojnë” familjet e tyre.
Shumë nëna dëshirojnë të dinë se cila është diferenca ideale mes dy shtatzënive dhe për shumë vite doktorët kanë vënë re se, nëse një grua mbetet shtatzënë shumë shpejt pasi ajo ka sjellë në jetë një fëmijë, ekziston një shans i madh që fëmija i ardhshëm të jetë i vogël ose të lindë para kohe. Hulumtuesit që kanë studiuar më shumë se 150,000 fëmijë të lindur ndërmjet viteve 1989 dhe 1996 tashmë konfirmojnë se koha më e mirë për një shtatzëni të dytë, pas lindjes është 18 deri në 23 muaj.
Krahasuar me fëmijët e konceptuar gjatë kësaj kohe, ata të konceptuar brenda 6 muajve nga lindja e mëparshme kanë një shans 40% që të jenë të parakohshëm apo nën peshë. Por interesant mbetet dhe fakti që foshnjat e lindura 10 vjet pas fëmijës së parë kanë më shumë gjasa për të qenë të vegjël apo të parakohshëm gjithashtu. Është e qartë se janë të shumtë faktorët që ndikojnë dhe duhen marrë në konsideratë kur vendoset për hapësirën ndërmjet fëmijëve , por obstetrika moderne mbështet teorinë e mësiperme./Living
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...