Askujt nuk do t’i pëlqente që të tradhtohej nga partneri apo partnerja për të cilin/cilën ka ndjenja të veçanta.
Për fat të keq nuk mund ta ndalojmë dot, por mund ta kapim në kohë nëse u kushtojmë rëndësi këtyre sinjaleve paralajmëruese.
Ja për ç’bëhet fjalë:
Ka miq të rinj
Papritur ai/ajo kalon më shumë kohë me persona që ti nuk i njeh! Të flet për persona për të cilët nuk ke dëgjuar asnjëherë të flitet, ndërkohë referimet për dikë në veçanti bëhen të përsëritshme. Nuk është e thënë që partneri/ja të tërhiqet vetëm nga seksi.
Humbja e dëshirës seksuale
Ne priremi të besojmë se i/e pabesi/a e shmang seksin me partneren/in e vet për ndjenjën e fajit ose sepse i kënaq impulset e veta diku tjetër! Sigurisht ndodh mjaftueshëm shumë shpesh, por nuk është e pazakontë që anëtari i pabesë i një marrëdhënieje në çift të shfaqë një rritje të dëshirës seksuale apo një interes më të madh për praktika që më parë nuk i interesonin.
Sillet në mënyrë të çuditshme
Kur del, kur je i lidhur apo kur jeton me dikë për një kohë të gjatë je në gjendje të nuhasësh ndryshimet, deri në detajet më të vogla. Papritur atij/asaj i pëlqen një rrymë e re muzikore, për të cilën nuk të kishte folur asnjëherë më parë, ose flet për filma që nuk i keni parë ndonjëherë bashkë; ka ndryshime të çuditshme të humorit, madje ka ndryshuar edhe zakonet e lidhura me gjumin…
Pretendon për më shumë privatësi
Është shumë e rëndësishme që çdo pjesëtar i një çifti të ketë një hapësirë autonomie. Megjithatë një kërkesë për më shumë kohë private mund të rrisë dyshimet e tua. Kur ai/ajo heziton që të lejojë të përdorësh kompjuterin e tij/saj ose celularin mos këmbëngul. Ne vend të kësaj trego kujdes, kjo mund të jetë një shenjë e keqe…
Nuk është i/e sigurt për ju:
Marrëdhënia nuk funksion mirë dhe partneri/ja jote thotë se nuk është i/e sigurt për ndjenjat. Nga një pikëvështrim ky është një reagim absolutisht normal. Por është edhe dyshues nëse mund të ketë njohur një person tjetër dhe përpiqet të justifikohet për pabesinë e vet. Për shembull justifikohet duke thënë se lidhja juaj nuk po shkon mirë. Dhe se nuk e di se çfarë ndien, gjë që s’mund të jetë e vërtetë.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...