Me kalimin e viteve, cilësia e flokëve bie, andaj në një situatë të tillë gjithmonë është mirë t’i praktikoni preparatet natyrale.
Flokët janë një ndër zbukurimet më të bukura të secilës femër. Me kalimin e kohës, duhet që të kujdesemi sa më shumë për to, sepse vitet e bëjnë të veten dhe cilësia e tyre bie.
Në një situatë të tillë gjithmonë është mirë t’i praktikoni këto preparate natyrale të verifikuara. Një ndër to është edhe kjo maskë, ndërkaq për përgatitjen e saj ju nevojiten vetëm tre përbërës: 2 lugë vaj ricini, një e verdhë e vezës dhe një lugë mjaltë.
Procedura: Përzieni përbërësit dhe me maskën e përftuar një herë bëni masazh rrënjëve të flokëve dhe pastaj pjesën e mbetur qiteni në pjesët e tjera të flokëve. Mbështilleni kokën me qese dhe lëreni të qëndrojë 2 deri 4 orë. Lani me shampo të cilin zakonisht e përdorni.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?