Dielli shkelqen, temperaturat rriten. Vera eshte stina e “zhveshjes” nga rrobat por edhe nga “dhjami” i tepert! Kjo qe po ju them mund t’ju sjelle ne mendje nje regjim te rrepte dhe disipline te forte por, cfare do te thoshit nese mund t’ja arrini thjesht duke shijuar gjithe mrekullite e kesaj stine?
Ju mund t’ja dilni jo vetem te rrezoni kilograme, por edhe te furnizoni trupin me nje sere thesaresh ushqimore te cilat do te jene rezerva qe do te sherbejne edhe ne stinet ne vazhdim ku ngjyrat zbehen dhe zgjedhjet varferohen.
Te hash me pak gjate veres vjen natyrshem dhe madje pa u ndjere te privuar. Duke ndjekur keshillat tona do te siguroni nje ushqim qe ju ofron fibra bimore, calcium dhe lende ushqyese te rendesishme.
Fibrat bimore ndihmojne ne uljen ne peshe sepse na “kenaqin stomakun” duke dhene ndjesine e ngopjes me gjate. Ato ndihmojne edhe ne metabolizmin e sheqerit duke parandaluar nepsin per ushqime kalorike.
Frutat dhe zarzavatet e veres kane veti te tjera per te cilat mund te mos jeni ne dijeni. Psh, fitokimikatet dhe antioksidantet qe permbahen ne disa fruta sidomos me ngjyre te kuqe dhe vishnje, luajne rol te rendesishem kunder plakjes, kunder kancerit dhe hemoragjise cerebrale, permiresojne tensionin arterial dhe mbrojne zemren tone. Pervec kesaj, na ndihmojne te ngushtojme rripin e mesit pasi jane aleate shume te rendesishem ne perpjekien per te rene nga pesha.
Gati per tu dobesuar me ushqime verore? Filloni dieten tuaj te “veres” me keto hapa:
Domate dhe speca te kuq per vitamine A, vitamine C dhe likopen -nje antioksidant i rralle
Keto ushqime hyjne ne familjen e frutave edhe pse ne i njohim si zarzavate. Domatet dhe specat jane ushqime nga me te pasurat ne vitamine C e cila luan rol kyc ne mbrojtjen e lekures tone pasi eshte perberes kryesor ne formimin e kolagjenit.
Nje domate ka vetem 35 kalori nderkohe qe ju ofron 40% te nevojes ditore per vitamines C dhe 20% te vitamines A.
FAKT I RENDESISHEM
konsumi i shpeshte i saj parandalon kancerin e prostatit dhe te tumoreve te aparatit tretes.
Pengon oksidimin e kolesterolit te keq duke mbrojtur ne kete menyre zemren tone.
KESHILLE
Per te marre maksimumin e domateve bejini salce dhe shtojini pak vaj ulliri dhe rigon.
Specat e kuq – Vetem me gjysem kupe specat e kuq ofrojne 240% te nevojes ditore per vitaminen C.Ushqimi me i rendesishem per te gjithe duhanpiresit te cilet kane nevoja te rritura per vitamine C pasi pirja e duhanit e ul nivelin e vitamines C ne organizem.
Konsumoni speca te gjalle te prere per se gjati per “englendisje” ne midis te vakteve kryesore, duke i kombinuar me pak gjize ose salce kosi.
Specat mund ti piqni ne furre ose ne tenxhere me presion, me pak hudher, vaj ulliri dhe uthull balsamike.
Manat & frutat e pyllit (boronica, lule shtrydhe, manaferra, mana, thana)
Asgje nuk eshte me verore sesa ylberi i frutave te pyllit qe i ben raftet e tregjeve te fruta-perimeve me terheqese dhe te bukura se cdo raft tjeter.
Veriu i Shqiperise ofron per gjate gjithe Gushtit boronicat e pazevendesueshme. Mos lini t’ju ike vera pa konsumuar boronica.
FAKT I RENDESISHEM
Ato kane forcen me te madhe kunder plakjes, ato si dhe gjithe frutat e tjera te kesaj familje permbajne substanca te cilat c’aktivizojne substanca kancerogjene te caktuara, si dhe ngadalesojne riprodhimin e qelizave kanceroze. Boronicat ndihmojne edhe ne forcimin e memories, kurse thanat jane ilac i mrekullueshem ne trajtimin e infeksioneve te kanaleve urinare.
KESHILLE
Frutat e pyllit shijohen shume sic jane por mund te konsumohen edhe ne forma te tjera si psh ne salca te ndryshme te cilat I japin nje vlere te vecante sallatave apo pjatave kryesore si mishit.
Per t’i ruajtur me gjate keto “thesare” mund fare mire ti vendosni ne grirje dhe ti konsumoni edhe jashte sezonit.
Kos me pilaf
Nje kombinim tradicional shqiptar, i shkelqyer per darkat e veres! Orizi eshte nje ushqim i lehte dhe shume miqesor per aparatin tone tretes. Ai na jep energji duke mos e renduar tretjen. Ne kombinim me kosin realizojme nje vakt te kompletuar ne proteina dhe 30% te nevojave ditore ne calcium. Nese orizin e zgjidhni integral do tja shtoni shume vlerat pjates suaj.
KESHILLE
Kosi me i mire eshte ai qe behet vete me fare shtepie, nga qumesht te cilit i eshte hequr ajka. Per te provuar nese kosi qe blini eshte i pasur ne fermente te nevojshem dhe shume te dobishem per aparatin tretes beni kete prove: vendoseni kosin ne nje ene te cilen e mbuloni me nje celofan te holle te puthitur ne menyre qe te mos hyje ajer dhe lereni gjithe naten. Nese ne mengjes membrana nuk eshte fryre do te thote qe ne kosin tuaj nuk gjenden mikroorganizmat qe i japin atij vleren e shume perfolur.
Proteina te lehta
Ne stinen e veres dieta duhet te jete e kufizuar ne proteina pasi ato rrisin nxehtesine qe clirohet nga trupi gjate tretjes dhe veshtireson perballjen me temperaturat e larte. Per kete rekomandohet te konsumoni me pak mish gjate kesaj stine dhe te zevendesoni proteinat shtazore me ato bimore sic jane fasulet. Fasulet vijne ne nje pakete shume te mire ushqimore pasi vetem nje kupe prej tyre na jep njesoj proteina si 120gr mish por, njekohesisht na pasuron me fibra te bollshme dhe minerale te domosdoshem si hekuri.
KESHILLE
Nje pjate fasule, peshk ton dhe misra do te perbente nje zgjedhje optimale per nje dreke vere, te shoqeruar me sallate greke dhe 2 feta buke te zeze. Ne kete menyre do te kontrolloni kalorite duke permbushur te gjitha kerkesat e organizmit.
Borzilok per makaronat, koper per peshkun
Dy erzat qe ju sigurojne funksion optimal te metabolizmit jane borziloku dhe kopra, pa perjashtuar ketu edhe te gjitha erzat e tjera te cmuar si rozmarina, rigoni, nenexhiku dhe sherebela. Spageti me “pesto genoveze” dhe “koce me salce kopre” mund te jene zgjedhjet tuaja per dreken, te shoqeruara gjithmone nga nje sallate e bollshme.
KESHILLE
Erzat mund t’ju ndihmojne te beni cajrat tuaj te ftohte duke i kombinuar vetem me uje natyral ose te gazuar, limon dhe akuj.
Zgjidhni ujin me te shendetshem ne bote
Eshte pikerisht uji qe nuk vjen ne shishe plastike por ne paketimin me te shendetshem, ate te kastravecit dhe shalqiut. Keto dy fruta jane 90% uje dhe vijne ne kete stine enkas per nevojat specifike qe organizmi yne ka.
Doni nje pije freskuese? Mendoni perpara se te konsumoni ate kanacen me pije “freskuese” se do te merrni kalori sa per 1kg shalqi! Por, sigurisht pa fibrat, pa vitaminen C dhe pa antioksidantet qe ka ky i fundit.
KESHILLE
Filloni dhe mbyllni diten me nje kastravec! Sidomos nese keni abuzuar me pije alkolike, nje kastravec perpara gjumit do t’ju ndihmoje te mos zgjoheni me dhimbje koke te nesermen. Provojeni.
Englendisuni shendetshem
Fara, kikirika, kokoshka… jane disa nga thirrjet qe i degjojme shpesh ne bregdet. Kikirikat ne levoren e tyre jane zgjedhje jo vetem e shendetshme por dhe e sigurt. Farat e lulediellit jane burim i shkelqyshem i vitamines E por ju keshilloj ti piqni dhe ti pergatisni vete per te qene edhe te sigurta. Kokoshkat githashtu jane nje variant i shendetshem “pasatempo” apo i vakteve te ndermjetme por, eshte e keshillueshme ti pergatisni vete pasi te gatshmet permbajne sasi te medha kripe dhe vaj te nje cilesie te ulet.
Kur te jeni ne shezllone duke shijuar diellin, mund te provoni te shijoni kumbullat dhe dardhet qe ofrohen ne zonat bregdetare pasi keto fruta, nese lahen jane krejtesisht te sigurta. Beni kujdes me fruta si fiqte dhe pjeshket te cilet duhet te kene lekure te shendetshme, pa demtime dhe te cara.
KESHILLE
Kur t’ju veje mendja per akullore kini parasysh nje parim: jo me shume se 1 akullore ne dy dite! Akullorja mund te jete nje ushqim sa i ushqyeshem aq edhe i demshem. Kjo per faktin qe gjithshka varet nga lenda e pare qe perdoret e cila mund te jete nga cilesia me e larte deri ne cilesine me te ulet duke permendur ketu ngjyrosesit, konservantet, shurupet dhe esencat artificiale, yndyrnat e ngopura dhe sherbetin e misrit shume te pasur ne fruktoze. Nje akullore mund te permbaje nga 300 deri ne 1000kalori ne varesi te perberesve qe ka. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe duhet te privoheni nga ky ushqim kaq i shijshem dhe tundues. Nese mendoni qe akullorja qe po zgjidhni i permbush kriteret e sigurise ushqimore, qe do te thote date skadence dhe zinxhir i panderprere ftohjeje atehere shijojeni dhe lejoni te kalojne disa dite te pakten deri te tjetra.
Guxoni
Nga frutat me te deshiruar te veres jane edhe fiqte. Fiqte e pjekur mire kane me shume antioksidante. Por fjalen “guxoni” nuk e kasha ne lidhje me fiqte, e kisha me gjethen e fikut. Gjethet e fikut bejne shume mire per te rregulluar sheqerin ne gjak. Ato mund ti zieni dhe te perdorni lengun si caj dhe gjethet per te mbeshtjelle qofte peshkun, orizin apo cfaredo ushqimi qe ju lejon fantazia dhe preferencat tuaja.
Rregulla qe nuk duhet te harroni
1. Kudo qe te ndodheni, mos anashkaloni mengjesin
2. Konsumoni fruta me eprmbajtje te larte uji gjate dites
3. Pini 8-10 gota uje ne dite
4. Evitoni alkolin gjate dites dhe kur te pini pije alkolike mos harroni ti shoqeroni me uje
5. Mos ngarkoni pjatat me proteina shtazore si mishi, djathi, veza dhe me yndyre te tepruar
6. Evitoni te skuqurat dhe preferoni ushqime qe nuk kane nevoje per shume gatim
7. Ne ditet e nxehta mos planifikoni levizje pas vaktit te ushqimit dhe evitoni alkolin
8. Evitoni ushqimet pikante ne kohe te nxehte
9. Pijet shume te ftohta dhe shume te nxehta nuk jane te preferueshme ne kohe te nxehte
10. Nese kerkoni te rrezoni peshe perpiquni te vendosni ne cdo vakt zarzavate dhe proteina pa yndyre si gjiza, fasulet, peshku dhe arrat dhe zbatoni regjimin e te ngrenit cdo 3 ore duke nisur me mengjesin.
Nga Blerina Bombaj
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...