E ke dëgjuar këngën e Fifth Harmony, “Work from home? Ka ardhur koha që ato fjalë t’i praktikosh, por me një ndryshim të vogël. Në vend të “punës nga shtëpia” të bësh “punë në shtëpi”.
Ndaj vish tutat dhe një bluzë të vjetër, hape muzikën në maksimum dhe fillojmë. Tani që erdhi pranvera ka disa sende në shtëpi që duhen pastruar më shpesh sesa gjatë dimrit.
Ndaj përvish mëngët:
Dritaret (jo vetëm xhamat)
Dritaret janë një nga katër gjërat që duhen pastruar më shpesh në shtëpi. Ato mbledhin vazhdimish shumë pluhur dhe tani është koha e duhur për t’i pastruar.
Tapetat
Disa mbështesin se tapetat duhet të lahen të paktën dy herë në vit, megjithatë edhe një herë është ok, mjafton të lahen mirë deri në thellësi. Pranvera është stina e duhur për ta bërë.
Frigoriferi dhe dollapët
Janë dy nga vendet që shumë femra kanë bezdi të pastrojnë, por duhen pastruar. Zbrazi totalisht dhe pastroji në brendësi. Gjithashtu edhe të gjitha produktet duhen pastruar një nga një para se të vendosen sërish brenda.
Çelësat e dritave dhe dorezat e dyerve
Janë disa nga zonat që prek çdo ditë me dorë, por i pastron shumë rrallë. Ndaj me pak ujë të ngrohtë pastroji.
Sa shpesh duhet t’i pastrosh disa vende të tjera të shtëpisë?
Tapetat: një herë në vit
Perden e dushit: çdo tre muaj
Furrën: çdo muaj
Koshat e plehrave: të paktën një herë në muaj.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë