Google ADS

Katër tipet e miqve që duhet t’i mbani afër vetës

21:35 | 30 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Miqtë e mirë zakonisht u përgjigjen mesazheve edhe nëse u shkruani në mes të natës.

Por, miqtë e mirë mund të ju ndihmojnë edhe që të bëheni të suksesshëm, shkruan Jonathan Fields, autor i librit “Si të jetojmë një jetë më të mirë”, transmeton portali arbresh.info

Në fakt ai sqaron se cilat tipe të miqve duhet t’i mbani afër.

Bashkëpunuesi

I njohur edhe si shoku paralel, ky lloj miku është ai/ajo që ndaj të njejtat sfida me ju edhe nëse ju nuk jeni të përqendruar plotësisht në të njejtin qëllim. Këta lloj miqsh punojnë që ju të arrini diçka të ngjashme me ju gjatë rrugës, duke kaluar një proces të ngjashëm për të kërkuar, luftuar dhe punuar, thotë Fields.

Kampioni

Ky mik është nxitës i tifozëve dhe është i gatshëm që të ngris lart sa herë që ju e shikoni të nevojshme. Detyra kryesore e tyre është që t’ju ngrejë lart edhe kur po luftoni për gjërat, sqaron eksperti, transmeton portali arbresh.info
Një mik Kampion është ai që beson në ju në çdo hap të rrugës, dhe po qëndron në vijën e finishit me një shenjë të madhe.

Kontabilisti

Ky nuk është ai lloj miku që numëron paratë tuaja, por që mban përgjegjësi për gjërat që bëni ju. Një mik i tillë zakonisht ju tregon nëse jeni në rrugën e duhur për t’ia arritur qëllimit. Një mik i tillë ndihmon që të largoni barrierat dhe të vazhdoni tutje me qëllimet që i keni vënë vetës.

Mentori

Një mik i tillë është shumë i nevojshëm, sepse ata ndajnë me ju këshillat mbi përvojën në të cilën ata kanë kaluar. Një Mentor mund të jetë edhe më i moshuar se ju, megjithatë ata duhet të jenë më me përvojë. Sipas Fields, një mik Mentor duhet të jetë i zgjuar dhe me përvojë që t’ju drejtojë në rrugën e duhur./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme