Të qenit në paqe ndonjëherë nënkupton të qenit në një vend të zhurmshëm, por prapë ta ruani qetësinë në zemër. Jo domosdoshmërish paqja nënkupton të qëndroni në një vend të qetë.
Ndonjëherë mendjet tona shndërrohet në fëmijë 5 vjeçarë që vrapojnë nëpër rrugë duke mos mundur të qëndrojnë ulur as edhe për një minutë. Nëse mendja juaj funksionon pa pushuar, atëherë ajo do t’ju burgosë.
Prandaj, është koha ta lironi mendjen. Mund t’ju duket e pamundur, por faktikisht mund ta bëni këtë. Ne jemi krijesa që adoptohemi lehtë dhe mund t’i përvetësojmë shpejt zakonet e reja.
LEXO EDHE:
Si të mbijetoni vapën në shtatzëni?
Teknikat që ju ndihmojnë të krijoni një mendje paqësore dhe të ktheheni tek vetvetja:
Përqendrohuni në pjesën pozitive të vetvetes
Mendimet negative ekzistojnë vetëm se ne i lejojmë. Bota fizike është produkt i mendimeve tona. Përqendrohuni vetëm në gjërat që ju bëjnë të lumtur. Është koha ta ushtroni trurin dhe kështu do të ndiheni më paqësorë. Mbani mend se energjia rrjedh aty ku gjendet vëmendja.
Përsëritni fjalë paqësore
Për çfarë mendoni? A janë mendimet tuaja të përqendruara në detyrat ditore apo në fjalosje të ndryshme? Të pasurit një mënyrë pozitive të të menduarit gjithë kohën është diçka sfiduese, por ju mund t’i ndaloni mendimet negative duke përsëritur fjalë të thjeshta dhe paqësore. Siç është: qetësia, paqja, dashuria, relaksi, plazhi, etj. Fjalët janë më të fuqishme sesa mund ta mendoni.
Meditoni rregullisht
Meditimi është i mirë për ju në shumë mënyra. Ai ju ndihmon të ndalni ortekun e mendimeve që ju sulmojnë vetëdijen. Nuk është sikurse ju ta ndalni trurin. Ngadalësoni mendimet dhe vëzhgojeni veten përmes frymëmarrjeve të kontrolluara dhe syve të mbyllur. Meditimi ju sjell vetëdijesim dhe ju ndihmon të ballafaqoheni me sfidat e ditës.
Rilidhuni me natyrën
Pauza e drekës në parkun e afërt është një mënyrë e mirë për t’u rilidhur me natyrën. Shkoni për një pushim dhe largohuni nga stresi. Forcojeni lidhjen tuaj me natyrën dhe mendja do t’ju ndryshojë. Largojeni stresin. Gjërat materialiste nuk ju bëjnë të lumtur, por Nëna Natyrë e bënë vërtet këtë!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...