Ne jetojmë në një kohë të paparashikueshme. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë mjete dhe mundësi për një individ, pavarësisht arsimimit ose pasurisë tonë, për t’u bërë ndërmarrës. Falë internetit, ne kemi qasje në çdo temë. Ju mund të nisni një kompani nesër, të lansoni programin tuaj në radio ose emisionin me audio, të nisni seri web-i ose të bëheni yll në Instagram.
Mundësitë janë të pafundme, por a e bëjnë ato suksesin më të lehtë ose më të kënaqshëm?
Në një kohë të burimeve të pafundme, ju mund të krijoni pothuajse gjithçka. Si t’a dini nëse do ju bëjë të lumtur ose të suksesshëm? Çfarë konsideroni sukses? A është një zyrë në qoshe, fitimi i respektit nga kolegët apo udhëtimi nëpër botë dhe të paguheni për të?
Studimet kanë treguar se posedimi i më shumë mundësive nuk do të thotë se do të jemi më të lumtur, edhe pse shpesh mendojmë se po. Psikologu Barry Schwartz e quajti këtë nocion Paradoksi i Zgjedhjeve. Kur kemi shumë zgjedhje, është më e vështirë të ndërmarrim veprim, dhe nëse vendosim, jemi më pak të kënaqur me zgjedhjen tonë.
Shumica definojnë suksesin e tyre nga një seri të titujve dhe çmimeve. Ata definojnë veten nga titujt ose nga pagesa e tyre. Është pothuajse klishe të diskutojmë milionerin e palumtur, Kryeshefin Ekzekutiv të dërrmuar dhe akademikun e vetmuar. A jeni të suksesshëm nëse:
Paraja
A mund të blejë paraja lumturinë? Ju me siguri nuk prisni që të them këtë, por përgjigja është po, nën rrethana specifike. Nëse nuk keni para të mjaftueshme për të ushqyer familjen tuaj, më shumë para do të rrisin lumturinë tuaj. Sapo të përmbushni të gjitha nevojat bazë, paraja ka më pak ndikim.
Nëse nuk keni një karrierë e cila ju paguan mjaftueshëm për të jetuar rehat, ju nuk do të ndiheni të suksesshëm ose të kënaqur. GoBankingRates bëri një studim të qyteteve më të populluara në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar se sa kushton të jetojnë rehat në secilin. Përdorni atë numër si bazë për ju.
Disa mund të mos jenë të kënaqur derisa të arrijnë pasurinë e tyre ideale. Pavarësisht se a është të fitoni 300 mijë dollarë në vit ose të keni 10 milion në bankë, dini se çfarë konsideroni sukses. Mbani në mend paraja nuk është faktori i vetëm.
Angazhimi dhe puna
Njerëzit janë më të lumturit dhe performojnë më të mirën e tyre kur janë të angazhuar aktivisht në atë që bëjnë. Pyetja magjike është, si arrini atë nivel të angazhimit? Përgjigja mund të gjendet në studimin e Mihaly Csikszentmihalyi. Sipas Csikzentmihalyi, një person hyn në gjendje të rrjedhshme kur bën aktivitete për të cilat ka aftësi por ende janë sfiduese për t’u përfunduar.
Për të gjetur lumturi në punën tuaj, çelësi është të keni projekte të cilat ju nxjerrin nga zona e rehatisë.
Marrëdhëniet
Cilësia e jetës tuaj definohet nga njerëzit të cilët ju rrethojnë. Njerëzit negativë nuk janë të dëmshëm vetëm për ju por për tërë komunitetin tuaj. Kjo u dëshmua nga Christakis dhe Fowler, të cilët studiuan ndikimin që rrjeti ynë ka tek ne. Ata zbuluan se gjithçka nga gjasat e mbipeshës në pirjen e duhanit dhe në gjasat e divorcit dhe lumturisë kalohet përmes rrjeteve tona.
Rrethoni veten me kolegë pozitivë dhe mbështetës të cilët vijnë nga prapavija të shumëllojshme. Kjo rrit gjasat tuaja të përjetimit të të njëjtës pikëpamje pozitive dhe ehap mundësi të gjera.
Shëndeti
Orët intensive mund të duken shpërblyese. Por, kur ju sakrifikoni shëndetin dhe mirëqenien tuaj, pengon suksesin tuaj. Stresi do të çrregullojë çdo pjesë të trupit tuaj. Mungesa e gjumit ndikon në aftësitë tuaja kognitive dhe mund të dërgojë në performancë të dobët dhe vendim-marrje të gabuar. Gjumi gjithashtu ka ndikimin më të madh në lumturi, kështu që bëni pushimin e nevojshëm.
Ju definoni suksesin tuaj. Nuk ka asgjë të gabuar të dëshironi një zyrë në qoshe ose të keni një pozitë ku krijoni ndikim, por mbani në mend këto katër të vërteta. Ato ndikojnë më së shumti në lumturinë tuaj./eonline/
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...