Kafja është ndër pijet më të preferuara në botë dhe për shumë njerëz është e paimagjinueshme që të mos nisin ditën pa e pirë një kafe.
Kjo pije është e dobishme edhe për shëndetin tonë, pasi një numër i madh studimesh tregojnë se sasia e madhe e konsumuar e kafes është e lidhur me uljen e rrezikut nga demenca dhe kanceri. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa efekte më pak të mira, përkatësisht situata të cilave duhet shmangur, ose të paktën të zvogëlohet konsumimi i kafesë.
Ja, në cilat situata rekomandohet shmangia e pirjes së kafesë:
-Nëse kafja është tepër e nxehtë
Sipas raportit të OBSH-së, konsumimi i pijeve të ngrohta mbi 65ºC mund të rrisë rrezikun nga paraqitja e kancerit, andaj në rast kur kafja është tepër e nxehtë është mirë të pritet që të ftohet pak dhe pastaj të konsumohet.
-Nëse jeni të prirë ndaj ankthit
Kofeina ka ndikim stimulues në sistemin e nervave, pasi ndikon në lirimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili mund të krijojë probleme me gjumin. Këto efekte janë më shumë të paraqitura te njerëzit me sulme paniku dhe fobi sociale. Për të ulur ndikimin e kafeinës duhet pirë më pak sasi të kafesë, ndërsa filxhanin e fundit duhet ta pini 6 orë para se të shkoni për të fjetur.
-Pas një nate pa gjumë
Gjumi i pakët ndikon në aftësitë tuaja të mentalitetit, të cilat as sasia më e madhe e kafeinës nuk mund t’i riparojë. Nëse nuk mund të flini të paktën shtatë orë gjatë natës, atëherë është e këshillueshme që t’i shmangeni kafes.
-Sapo të zgjoheni
Pirja e kafesë në ora shtatë të mëngjesit nuk do të ndikojë në nivelin e energjisë suaj. Arsye e kësaj është fakti se hormonet tuaja të stresit janë në nivelin më të lartë në momentin e zgjimit.
Ekspertët sugjerojnë se koha më e mirë për pirjen e kafes është ndërmjet orës 10 dhe 12, kur niveli i kortizolit fillon të bie.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...