Të gjithë mendojmë se gënjeshtrat e bardha janë të dobishme, por për fëmijët mund të jenë të këqija, duke krijuar një imazh të gabuar mbi botën.
Shumica e prindërve përdorin gënjeshtra të vogla të bardha për të mbrojtur fëmijët e tyre. Dhe kjo ndonjëherë është krejtësisht e mirë, transmeton portal arbresh.info
Problem lind kur prindërit gënjejnë fëmijët për tema serioze sikurse është divorci dhe vdekja.
Ne mund të mendojmë të mbrojmë ndjenjat e fëmijëve në këtë mënyrë, por në fakt po i privojmë nga zhvillimi emocional. Dhe gjithashtu, prindërit kështu humbin mundësinë për të krijuar besim dhe komunikim me fëmijët e tyre.
Rastet në të cilat duhet prindërit të tregohen të sinqertë me fëmijët janë:
Vdekja
Nuk është aspak në rregull që të gënjeni fëmijët për vdekjen, qoftë për një anëtarë të familjes apo ndonjë kafshë shtëpiake. Nuk është e lehtë t’i thuash një fëmije këtë lloj lajmi, por nuk është e mençur ta gënjesh. Përdorimi i metaforave të ndryshme mund t’ju ndihmojë vetëm në situata të tilla.
Bebet i sjell lejleku?!
Kjo është metafora shumë e gabuar që shumë prindër u thonë fëmijëve. Fëmijët duhet të mësohet me konceptin e seksit, por edhe shmangia e temës nuk tregon sukses në rritjen e fëmijës, inkurajon pikëpamje jo të shëndetshme, konfuze ose negative në lidhje me seksin dhe imazhin e trupit, transmeton portal arbresh.info
Mos e shtyni më, kjo është mosha e duhur kur fëmijët duhet të lajnë dhëmbët
Divorci
Fëmijët e perceptojnë shumë situatën në të cilën janë të rriturit, sidomos kur gjërat nuk janë në rregull mes prindërve. ra, nëse përpiqeni t’i tregoni se ju dhe partneri juaj akoma e doni njëri-tjetrin, ka shumë mundësi që ata të mos ju besojnë. Kjo mund t’u japë atyre një shpresë të rreme dhe kjo nuk krijon aspak një personalitet te fëmijët, transmeton portal arbresh.info
Prindër të pakujdesshëm
Nëse jeni divorcuar, mos i thonë fëmijët që prindi tjetër ka vdekur, sepse fëmijët do të humbasin besimin në ju, sapo që prindi tjetër të kthehet, ose nëse do të takohen gjatë jetës së tyre./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...