Humbja e peshës nuk është proces i lehtë. Nga ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes e deri te stërvitjet rigoroze, padyshim se vendimi për të humbur peshë jua ndryshon stilin e jetesës.
Dhe, zakonisht qëllimi është ta zvogëloni nivelin e yndyrës në trup, ndërkaq njëkohësisht ta rritni atë të muskujve, transmeton Telegrafi.
Por, ndonjëherë, gjatë këtij rrugëtimi mund të jeni duke e bërë të kundërtën pa vetëdije – pra, duke humbur muskuj në vend të yndyrës.
Si ta dini nëse po ju ndodh kjo?
Ushtrimet janë bërë më të vështira
Mund t’ju duket e qartë, por nëse jeni duke humbur peshë, ushtrimet fizike do t’ju duken më të vështira për t’i bërë.
Pra, ju do të vëreni humbje të forcës.
Nuk keni energji për t’i bërë aktivitetet e përditshme
Humbjen e muskujve nuk do ta vëreni vetëm në palestër.
Ushqyerja joadekuate mund të shpijë në reduktim të muskujve, gjë e cila shpie në një funksion të çrregullt e cila manifestohet me mungesë të energjisë.
E keni vërejtur se përqindja e yndyrës po ju mbetet e njëjtë
Nëse jeni duke humbur peshë por përqindja e yndyrës trupore po rrinë e njëjtë, atëherë kjo është ndër shenjat më të qarta se jeni duke humbur muskuj.
Jeni duke humbur peshë me ritëm të shpejt
Ndonëse keni dëshirë të humbni peshë sa më shpejt, ky nuk është lajm i mirë për masën muskulore.
Humbja e peshës kërkon pak kohë dhe durim – është maratonë, e jo sprint! Njerëzit duhet t’i humbin vetëm 0.5 deri në 1 kilogramë në javë, jo më shumë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...