Edhe shumë pak ditë na ndajnë nga ardhja e vitit të ri, por këto 4 shenja nuk do ta nisin dhe aq bukur vitin për sa i përket dashurisë…
Gjatë muajve të parë të vitit të ri, këto 4 shenja do të kenë vështirësi për të nisur një marrëdhënie të re, ose për ta bërë atë të zgjasë. E para mes këtyre shenjave, është ajo e Peshores.
Nuk hyn tek shenjat me fat për sa i përket dashurisë, të paktën për 5 muajt e parë të vitit 2022. Kësaj shenje, do t’i bëjë shoqëri Gaforrja, e cila nga janari do të përballet me një mal problemesh në dashuri. Kush është çift, do të përfshihet në keqkuptime të ndryshme me partnerin. Ndjenjat nuk do të jenë në majat e tyre dhe vështirësitë do të jenë serioze.
Në fakt, gjërat do të komplikohen nga vetë mendja juaj, miq të Gaforres. Nuk do të ndiheni dhe aq tërheqës e në formë, por qetësohuni: nga korriku do të ndryshojë gjithçka.
Ka dhe dy shenja të tjera që do ta nisin aspak mirë vitin 2022, dhe u përkasin shenjave të Zjarrit.
Po flasim për Luanin dhe Shigjetarin. Luani do të ketë Saturnin kundër dhe do të duhet të presë që Jupiterin që të përjetojë pak qetësi në dashuri. Telashe rrugës ka edhe për Shigjetarin. Ndoshta partneri juaj ju ka tradhtuar? Apo ju nuk e keni respektuar atë? Megjithatë, qetësia do të vijë në maj. Do të ketë përmirësime dhe do ta jetoni me shumë përkushtim nga të dy palët marrëdhënien tuaj.
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...