Katër shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ nga xhelozia

11:12 | 30 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Ndonjëherë doza të vogla xhelozie përdoren për të provokuar reagimin e një partneri, por me këto katër shenja të horoskopit, xhelozia konsiderohet lojë e rrezikshme.

Xhelozia është një ndjenjë e pakëndshme e njohur si një shoqëruese e shpeshtë e dashurisë, dhe ajo lind pikërisht nga frika e humbjes që personit që dashurini, transmeton portal arbresh.info

Dozat e vogla të xhelozisë mund të mos sjellin probleme, por këto katër shenja nuk e dinë se ku është kufiri.

Dashi

Për të lindur e kësaj shenje, jeta është një dhuratë. Çdo xhelozi e ndezur tek ata është nga padurimi për të realizuar deri në fund ëndërrën e tyre. Të udhëhequr nga qëllimet dhe konkurruesit, Dashët i kanë zili tjerët që tjerët që mund t’u dalin para. Mëqë konsiderohet shenjë e fortë e horoskopit, Dashët kërkojnë me këmbëngulësi të arrijnë atë që duan.

Gaforrja

Gaforrja është shenjë e ndjeshme dhe është shenja e vetme në horoskop që përjeton lidhje të ngushtë me familjen, prandaj nga frika për marrëdhëniet e tyre me familjarët dhe njerëzit e afërt, ndonjëherë mund të bëhen edhe xhelozë. Kjo ndjenjë ndodh edhe në shoqëri, prandaj Gaforrët nuk e durojnë dot që një shoqe e mirë e tyre, të kalojë kohën më dike tjetër që sapo ka takuar. Gaforrja është shenja e vetme e horoskopit që kërkon siguri dhe stabilitet, transmeton portal arbresh.info

Luani

Ata vdesin që të jenë në qëndër të vëmendjes, eçanërisht kur provokojnë admirim tek të njohurit e tyre. Dhe natyrshëm, ata nuk janë të entuziazmuar kur dikush i shtyn pas skenës për të marrë drejtimin. Luanët ndjejnë xhelozi nëse dikush ua merr postimin e tyre të fundit ose mendimin që kanë për një person të caktuar. Por kur u mungon vëmendja, është e vështirë për ta të shikojnë të tjerët duke bërë mire, ose duke marrë komplimente.

Akrepi

Akrepi kalon lehtësisht dy realitete: të parë dhe të paparë. Ata janë të interesuar të heqin shtresat sipërfaqësore të universit për të zbuluar gjëra të mira: të vërtetën. Kështu që ndërsa shikojnë partnerin e tyre duke porositur kafe nga kameriere, ata mund të shohin gjuhën e trupit që përkthehet në flirt. Kjo i bën xhelozë ata, pasi te Akrepër xhelozia buron nga paranoja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme