Katër shenjat e horoskopit që bëjnë ‘namin’ në shtrat

01:28 | 29 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Pozicioni mbizotërues në shtrat është diçka që jo të gjitha çiftet e përmbushin! Më saktë, ata më të guximshmit munden që të fitojnë pozicione drejtuese në dhomën e gjumit

Janë ata që përpiqen gjithmonë të marrin nën kontroll rrjedhën e të udhëheqin anijen e intimitetit aty ku duhet. Ata janë shumë të orientuar në detaje dhe adoptojnë qasje shumë metodike gjatë momenteve intime.

Sa herë që ata nuk janë nën kontrollin e situatës, ata kanë tendencë të ndjehen shumë të humbur dhe të çorientuar. Ata gjithmonë duan të jenë në një pozitë mbizotëruese kur bëhet fjalë për argëtimin nën çarçafë.

Nëse jeni person me të tilla aftësi, me siguri jeni një nga këto katër shenjat e zodiakut.

  1. Dashi

Të lindurit e kësaj shenje dihet se janë mjaft konkurrues. Ata përpiqen gjithmonë t’i bëjnë gjërat shpejt. Ky lloj personaliteti lëviz shumë në dhomën e gjumit. Ata pëlqejnë të jenë agresiv dhe madje mund të bëhen paksa të ashpër.

Deshët janë gjithashtu të apasionuar pas sfidave sidomos atyre fizike në dhomën e gjumit. Prandaj, mos u habisni nëse ata fillojnë të marrin pozicione të çuditshme me ju.

  1. Luani

Në jetë, një Luan do të jetë gjithmonë një udhëheqës natyror. Të lindurit e kësaj shenje kanë aftësi të shkëlqyera menaxhimi dhe komunikimi. Ata janë gjithashtu shumë të mirë në administrimin dhe organizimin e kohës. Kjo është arsyeja pse është normale që ai të vendosë gjithmonë kontroll në dhomën e gjumit.

Luani është shumë i sigurt. Ai gjithmonë do ta bëjë partnerin të ndihet sikur e di se çfarë po bën. Ata janë shumë imagjinarë dhe për këtë arsye seksi me ta do të jetë gjithmonë shumë interesant. Ata gjithashtu kanë një tendencë të jenë të sinqertë për atë që duan nga një natë pasioni.

  1. Virgjëresha

Është një nga ato shenja që nuk do e prisnit kurrë që të jetë dominuese seksualisht, por ja që është! Në jetën reale, kjo shenjë është mjaft e butë dhe pasive. Por kur të keni mundësinë të shtriheni me një Virgjëreshë, atëherë do të shihni një anë tjetër të saj.

Ajo është shumë bujare dhe gjithmonë sigurohet që t’i japë kënaqësi partnerit të saj. Dihet gjithashtu se është mjaft intuitive. Partnerët e kësaj shenje janë gjithmonë të gatshëm për një kohë argëtuese dhe emocionuese në dhomën e gjumit.

  1. Akrepi

Kjo shenjë lëshon vetëm pasion dhe emocion. Ka qëllime shumë specifike dhe është i pamëshirshëm në ndjekjen e tyre. Ai është gjithmonë i gatshëm të japë gjithë veten vetëm për ta bërë përvojën të paharrueshme. Është e ngjashme me Virgjëreshën në kuptimin që është bujare.

Akrepi gjithmonë përpiqet të kënaqë partnerin e tij dhe kështu është padyshim kënaqësi. Dihet gjithashtu se është mjaft spontane dhe e zgjuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme