Sipas fjalëve të tij, femrat të cilat kanë kërkuar ndihmën e detektivit privat kanë pasur të drejtë në 80% të rasteve, për shkak se kanë vërejtur detaje për të cilat bashkëshortët e tyre nuk janë kujdesur.
David King, është njëri ndër detektivët më të mirë privatë në botë, i cili ka zbuluar shenjat më të popullarizuara të cilat tregojnë që bashkëshorti ju tradhton.
Ndihmë kanë kërkuar për shkak se ato kanë vërejtur detaje për të cilat bashkëshortët e tyre nuk janë kujdesur, transmeton Telegrafi.
Shikoni cilat janë ato katër shenja më të sigurta që po ju tradhton:
1. Ai nuk i kushtonte shumë rëndësi pamjes së jashtme, por papritur ndërron modelin e flokëve, stilin e veshjeve, parfumohet shumë. Nëse kuptoni se ai nuk dëshiron të kalojë shumë kohë me ju, atëherë ka shumë mundësi që po ju tradhton.
2. Nëse bashkëshorti juaj vendosë fjalëkalim në telefon, tabletë, kompjuter pa arsye, atëherë është një shenjë për të cilën duhet të shqetësoheni. Sigurisht, nëse jeni mësuar që t’i kontrolloni thirrjet e humbura, skedarët e tij në kompjuter, kjo është një shenjë që ai ka nevojë për pak hapësirë private. Por nëse ai papritur vendosë fjalëkalim dhe këtë nuk e kishte bërë më parë, po ju fshehë diçka.
3. Nëse bashkëshorti juaj po ju tradhton, atëherë ai bëhet më agresiv me ju. Nëse ndodh që ai të nervozohet sa herë e merrni në telefon, apo për çdo pyetje që bëni, edhe më të thjeshtën, ai e përdor si një mënyrë për të ndezur debat, nuk është një shenjë e mirë. Duket sikur kërkon arsye për të debatuar. Dhe pasi ju kërkoni që të sqaroheni, ai zgjedh të largohet me justifikimin se “do të qetësohet pak” apo “të marrë ajër të pastër”. Në këtë situatë, ai përpiqet të që mos ndihet fajtor, por ta hedhë fajin tek ju.
4. Një tjetër shenjë që tregon se bashkëshorti juaj ju tradhton, është se dëshiron që të dalë pa ju. Nëse më parë, ju ftonte të dilnit me të në kinema, restorante, jashtë qytetit me miqtë e përbashkët, dhe tani jo më, atëherë është një sinjal shqetësues. Me shumë gjasa, ai ka gjetur dikë tjetër, dhe ju nuk jeni fare në dijeni për këtë.
Diçka e rëndësishme për t’u mbajtur mend: Të ndara, këto sinjale nuk thonë asgjë, por nëse ato bëhen të gjitha bashkë, atëherë ka arsye për t’u shqetësuar.
A mendoni se duhet të shtojmë diçka tjetër në listë?
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...