Çdo vit, kur shkurti troket në derën tonë, ne fillojmë të mendojmë se çfarë të bëjmë për ditën e Shën Valentinit.
Në mendje kemi skena romantike me petale trëndafili dhe çokollata në formë zemre, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, disa shenja të horoskopit këtë ditë speciale e jetojnë në secilën ditë të jetës së tyre dhe mësoni se cilat janë ato.
Gaforrja
Gaforrja është shenjë shumë romantike dhe e ndjeshme, sepse dominon në shtëpinë e 4-të dhe në fushën e familjes. Ka ndjeshmëri që thith edhe energjinë e të tjerëve. Sundimtari i saj është Hëna, planeti i emocioneve dhe botëve të brendshme, kështu që romanca vjen drejtpërdrejt nga zemra. Ai mund të ndiejë gjithçka thellë dhe të shohë gjithçka me romancë.
Peshorja
Keni takuar ndonjë peshore që nuk është romantike?
Duket sikur prania e kësaj shenje rrezaton romancë dhe se të lindurit në këtë shenjë nuk mund të bëjnë asgjë për këtë. Ka kuptim nëse kujtoni se sundimtari i Peshores është Venusi, planeti i bukurisë, dashurisë dhe luksit. Dhe kjo bëhet edhe më e qartë nga fakti se Peshorja dominon në fushën e 7-të të shoqërisë. Thellë brenda saj, një Peshore, është e çmendur pas idesë së dashurisë së vërtetë dhe sigurisht që nuk ka nevojë për Ditën e Shën Valentinit për ta kujtuar atë.
Akrepi
Akrepi mund të jetë shumë emocional dhe pasionant. Të zgjon nga monotonia e realitetit dhe të tregon diçka shumë më të idealizuar. Nëse kjo dashuri zgjat apo qetësohet, do t’ju ndryshojë në një farë mënyre. Nëse mendoni për Akrepin e sunduar nga Plutoni, planeti i transformimit dhe që dominon shtëpinë e 8-të për sa i përket seksit dhe misterit, si mund ta mohoni që është një shenjë romantike?
Peshqit
Kur flasim për këtë shenjë të veçantë, flasim për shenjën më ëndërrimtare. Kjo sepse ai ëndërron shumë për një botë më magjike se ajo reale, e cila është pa dyshim plot romancë. Sundimtari i tij është Neptuni, planeti i ëndrrave, iluzioneve dhe imagjinatës. A nuk është romanca një fantazi për të cilën jetojnë të vdekshmit? Romanca është kur duket tepër e mundur dhe Peshqit e dinë atë./arbresh.info/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...