Çdo ditë ndani nga 20 minuta për këtë ushtrim të rëndomtë me të cilin do t’i forconi vithet tuaja.
Për motivim, nxirrni veshjen tuaj të preferuar nga gardëroba, në të cilën dëshironi të dukeni sa më bukur, lëshoni muzikën e preferuar dhe filloni aksionin “sërish perfekt”
Shtrihuni në shpinë, lakoni këmbët dhe rrafshoni duart. Me njërën këmbë të ngritur ngrini trupin, duke mos e lakuar shpinën.
Pas tetë përsëritjeve me njërën dhe këmbën tjetër, bëni një pushim.
Preferohet t’i bëni tri seri përsëritjesh.
Mbështetuni në shuplaka dhe në gjunjë. Nga kjo pozitë njëkohësisht ngrini dorën e djathtë dhe këmbën e majtë dhe i shtrini sa më larg (por jo tepër shumë) në drejtime të kundërta derisa trupi të vendoset në linjë të drejtë.
Atëherë lakoni dorën dhe këmbën në ajër ashtu që trupi të duket si një “kifle”.
Pas tetë përsëritjeve me njërën këmbë bëni pauzë.
Preferohet t’i bëni tri seri përsëritjesh.
Mbështetni këmbët dhe llërat. Nga ana e pasme e këmbës, midis nënllërës dhe pjesës së poshtme të këmbës fortë merreni topin dhe ngrini këmbën tetë herë.
Të njëjtin numër të ngritjeve përsëriteni edhe me këmbën tjetër, duke pasur parasysh që shpina të jetë e rrafshët. /Telegrafi/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...