Nuk ekziston një libër magjik që mund të shpjegojë se si ushtrohet më mirë roli i prindërve, por sipas moshës së fëmijëve, është e mundur të transmetohen leksione vërtet të çmuara dhe të rëndësishme për t’u rritur mirë dhe të shëndetshëm.
Një nga vlerat e para për t’u mësuar fëmijëve, që të vegjël, është refuzimi kundër dhunës dhe promocioni i dialogut. Në të vërtetë, fëmijëria e hershme është një terren i brishtë për përplasjet, mosmarrëveshjet dhe provokimet.
Të mësosh t’i përballosh në mënyrë inteligjente dhe të respektuar këto situata, është një mision i çmuar për t’iu dedikuar fëmijëve, para se të mbushin 10 vjeç. Pse pikërisht pas 10 viteve? Sepse kjo moshë përfaqëson sot, ndoshta momentin e kalimit të lidhjes nga fëmijëria e vërtetë në nisje të adoleshencës.
JO DHUNA – T’u mësosh fëmijëve të refuzojnë dhunën, si fizike ashtu edhe verbale, nuk do të thotë t’u mësosh atyre që të grindesh dhe përballesh, është diçka e gabuar. Përkundrazi, është e rëndësishme se që të vegjël, përftohet vlera konstruktive e përballjes dhe diskutimit. Këto të fundit, bëhen në fakt momente rritjeje vendimtare dhe fëmijët duhet të ndihen të lirë të pajtohen dhe të argumentojnë mosmarrëveshjet e tyre si me moshatarët, ashtu edhe në mënyrë të diferencuar me të rriturit.
Pika thelbësore është të mësohet të drejtohet mirë konflikti, pa ushtruar dhunë fizike e verbale apo deri dhe shantazhe. Në këtë kuptim, është mirë të promovohet dialog duke nisur që nga vitet e para të fëmijëve që në familje. T’u mësosh fëmijëve të dëgjojnë dhe të flasin, kur për shembull, ndërmjetësi ka përfunduar së argumentuari arsyet e tij.
VLERA PERSONALE – Sipas ekspertëve në psikologjinë e fëmijëve, në fashën e moshës së para 10 viteve, është e rëndësishme t’u transmetohet atyre që lumturia është një gjendje e brendshme, e pavarur nga të tjerat. Ose më saktë asnjë nuk mund të dhurojë lumturinë e vërtetë përveç nesh.
Ky lloj leksioni, është ndoshta më i rëndësishmi, sepse vendos në qendër qenien njerëzore dhe përmbys perspektivën e përbashkët që kënaqësia dhe qetësia vijnë nga jashtë. Por bëhet fjalë për një lloj mësimi sa të thellë, aq edhe kompleks, me të cilin shpesh edhe i rrituri përballet. Megjithatë, roli i prindit, mund të bëhet rasti i duhur për të mësuar të jetohet në një botë autentike, duke ndryshuar të ardhmen dhe duke e nisur nga vetja jonë.
RESPEKTI PËR DIVERSITETIN – Për fat të mirë, shoqëria është gjithnjë e më shumë e ngjyrosur dhe multikulturale dhe ky aspekt i jep fëmijëve të sotëm, mundësi të papërsëritshme rritjeje dhe përvoje. Në shkollë, në sport dhe në marrëdhënien e jetës, mësohet të respektohet çdo tip diversiteti, duke e shndërruar në një burim të çmuar. Por u takon edhe prindërve t’u mësojnë fëmijëve – dhe e mira është para moshës 10 vjeç – që diversiteti është një vlerë dhe që respekti është rregull.
Në vijimësi, asnjë nuk duhet të qëndrojë pas. Promovimi i mbështetjes dhe vetëmohimit, do të jetë pastaj shumë më i lehtë për t’u përftuar nga fëmijët, nëse prindërit do të respektojnë të parët të tjerët.
ALTRUIZMI – Jo vetëm si spektatorë të jashtëm, por është vendimtare të jepen edhe shembuj të mirë për fëmijët, duke ndihmuar se kush ka më shumë nevojë konkretisht dhe duke dënuar çdo lloj racizmi dhe egoizmi në mënyrë të drejtë dhe të pakthyeshme.
Fëmijët në të vërtetë u japin shumë rëndësi gjesteve dhe pa dyshim, i konsiderojnë prindërit modelet e tyre të parë referues. Kjo ndodh para së gjithash në vitet e para të jetës së fëmijës. Pikërisht në këtë periudhë bëhet e rëndësishme sjellja sipas disa parimeve, si altruizmi dhe hapja ndaj të tjerëve.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...