Google ADS

Katër arsye përse nuk po mund ta harroni ish-in

02:17 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Plagët nga lidhja e kaluar nuk zhduken vetëm me pak hapësirë, dhe shpeshherë dhimbja zgjatë me javë, muaj apo edhe me vite të tëra.

Patrick Wanis, ekspert i lidhjeve, thotë se ekzistojnë gjashtë arsye se përse nuk mund ta harroni ish-të dashurin.

Telegrafi jua sjellë këto arsye:

Ndërlidhjet e kujtimeve…

Nëse i ndërlidhni mendimet pozitive apo i ndërlidhni gjërat si ushqimi i preferuar, muzika apo restauranti me ish-in tuaj, atëherë do të ndjeni pendim dhe padyshim se s’do ta harroni atë.

Zbrazëtia emocionale

Pas një ndarje mund të ndjeheni e humbur dhe konfuze, si dhe nuk e dini se çfarë dëshironi. Mund t’ju duket tërheqës mendimi për t’iu kthyer dikujt të sigurt, shprehitë e të cilit i dinit, por duhet t’i refuzoni kësaj ndjenje.

Vetëbesimi i ulët

Sa shumë iu pëlqen vetja dhe sa e rëndësishme ndjeheni mund të ketë ndikim në atë se si ndjeheni për ish-in tuaj. Nëse mendoni se askush tjetër nuk do t’ju dojë, atëherë padyshim se do të dëshironi t’iu ktheheni ish-it.

Stresi apo dëshira për të qenë pranë dikujt

Ju do të ndjeheni e stresuar pas një ndarje dhe do të dëshironi të riktheheni në gjoksin e ish-it vetëm se është mirë të jeni në gjoksin e dikujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme