Kate Middelton shpesh është vlerësuar për stilin e prindërimit, ndërsa po rrit fëmijët e saj në familjen mbretërore.
Dukesha e Cambridge ka pasur gjithnjë interes që të ruajë shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve të saj, dhe e ka përdorur atë që ka mësuar nga psikologjia e fëmijëve, transmeton portal arbresh.info
Ekspertja e prindërimit, Martina Mercer, për Express.uk ka theksuar se Kate është larguar nga traditat e familjes mbretërore dhe ka formuar stilin e saj modern për rritjen e fëmijëve.
Ajo është lavdëruar shpesh për qasjen e saj të gatshme për të qenë një nënë mbretërore.
Largimi i Princit Harry nga familja mbretërore, deklarohet për herë të parë Mbretëresha
“Stili i prindërimit të Kate, shumë lehtë mund të përshkruhet si modern. Krahas vlerave të saj, ajo ka hulumtuar qartë mënyrat më të mira për të rritur fëmijët në shoqërinë e sotme”, tha Mercer.
Sipas saj, kur Kate flet me fëmijët e saj, ajo zbret në nivelin e tyre dhe këtë veprim e bën edhe kur përshëndet fëmijët e saj.
“Ajo e kupton rëndësinë e të qenurit në një nivel me fëmijët”, shtoi ajo.
Sipas psikologëve të fëmijëve, kjo është mënyra më e duhur për të qenë pranë fëmijës, trend i cili sjell shumë përfitime dhe përcillet tek nënat që tre dekada.
“Ajo ua largon fëmijëve frikën e prindërimit, ndërsa shfrytëzon kontaktin me sy për t’u lidhur me fëmijën”, shtoi Mercer.
Sipas psikologëve, kjo formë e të rriturit të të fëmijëve zgjon te ata dëshirën për komunikim, mirëkuptim dhe tregon dashuri.
Në mënyrën se si Kate po rrit fëmijët e saj, ka thjesht respekt, lumturi dhe dashuri.
Kjo është një teknikë që mund ta përcellin të gjitha nënat, mjafton që të biesh në niveline fëmijët kur duhet./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...