Muaji i lindjes ka një domethënie të veçantë për personalitetin e një femre. Ai tregon disa karakteristikave të vajzave të lindura në muaj të ndryshëm. Disa nga karakteristikat dalluese për çdo muaj mund ti lexoni më poshtë si;
Janar: femrat e lindura në këtë muaj janë serioze dhe konservatore, por edhe shumë ambicioze. Janë kritike të lindura.
Shkurt: këto gra kanë një mënyrë abstrakte të të menduarit. Jo të gjithë mund t’i kuptojnë ato. Në anën tjetër, ato janë tmerrësisht romantike! Për njeriun dashur mund të bëjnë gjithçka. Njerëzit që i tradhtojnë nuk do t’i shohin më kurrë.
Mars: këto femra janë shumë të mira deri në momentin që nuk i mërzisni. Femrat e lindura në muajin mars janë të përkushtuara dhe besnike. Jetesa me këto gra është një kënaqësi e vërtetë. Tipike e tyre është karizma e fortë dhe e kanë tepër të vështirë të bien në dashuri. Ato nuk ju tolerojnë të flirtoni me femra të tjera.
Prill: këto gra janë diplomate. Shumica prej tyre janë xheloze, por në qoftë se ju fitoni besimin e vajzës të muajit prill, ajo do t’ju bëjë njeriun më të lumtur në planet. Këto femra e hapin shpirtin e tyre vetëm për ata që mendojnë se e meritojnë.
Maj: femrat e lindura në muajin maj janë shumë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve të tyre. Ato janë shumë të bukura, megjithatë e kombinuar me karakterin e vështirë, bëhen të rrezikshme për çdo njeri që bie në dashuri me to.
Qershor: Ato janë vajza mjaft kurioze, shumë krijuese dhe komunikuese, vetëm se ndonjëherë e ekzagjerojnë në të folur dhe shpesh lëndojnë të tjerët. Ato i qëndrojnë besnike shprehjes se e vërteta është më mirë të thuhet në fytyrë, jo mbrapa krahëve. Në dashuri janë lojtare shumë të rrezikshme. Burrat janë si plastelinë në duart e tyre.
Korrik: femrat që lindin në muajin korrik janë shumë misterioze. Ato janë shumë të sinqerta dhe inteligjente. Nuk duan të ekspozohen ndaj konflikteve dhe janë të sjellshme me të gjithë. Për më tepër, nëse një femër e lindur në korrik bie në dashuri në ju, do të jetë gabim i madh nëse e mashtroni pasi do të humbni përgjithmonë.
Gusht: një kombinim unik i vullnetit të fortë dhe egoizmit! Mos filloni “beteja” me këto femra, sepse herët a vonë do të fitojnë. Ato gjithmonë duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe nuk vuajnë nga vëmendja e meshkujve. Burrat humbasin mendjen në praninë e tyre.
Shtator: vajzat e lindura në shtator janë të bukura dhe duan marrëdhënie të gjata. Ato nuk janë vajza për një natë. Nga ana tjetër janë shumë kritike ndaj partnerit të tyre dhe kërkojnë prej tij të përmbush të gjitha kërkesat e tyre.
Tetor: femrat e lindura në tetor kanë një karakter të hekurt, demonstrojnë forcën dhe pavarësinë. Por nga ana tjetër, janë shumë emocionale. Rrallë qajnë përpara njerëzve të tjerë. Ato e dinë se nuk është mirë të hapin shpirtin për të gjithë, duke e ditur se njerëzit kanë tendencë për të abuzojnë me këtë pjesë.
Nëntor: femrat e nëntorit janë gjithmonë një hap përpara se të tjerat. Ato dinë të njohin menjëherë një gënjeshtër. Një gjë të rëndësishme duhet të dini për këto gra – në qoftë se nuk jeni gati për të dëgjuar të vërtetën, kurrë mos i pyesni për mendimin e tyre.
Dhjetor: këto vajza gjithmonë gjejnë një mënyrë për të dalë fitimtare nga çdo situatë. Zakonisht, ju duhen vetëm disa minuta për t’ju pushtuar. Zemra e tyre është e madhe dhe njerëzit që i lëndojnë e marrin gjithmonë atë që meritojnë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...