Google ADS

Kafja ka super influencë tek ne

08:26 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Kafja ndikon në mënyrën tonë të perceptimit të kohës dhe të të menduarit dhe, për t’i marrë këto efekte, ju nuk keni nevojë ta pini por vetëm duhet ta imagjinoni.

Lajmi vjen nga hulumtuesit në Universitetin e Torontos që analizuan efektet fizike të kafesë tek njerëzit. Le të shohim së bashku se si kafeja ndikon në sjelljen tonë.

Kafja dhe mendimet

Kafja është një pije shumë e përhapur, efektet e të cilës në trupin tonë janë gjithnjë e më të njohura. Ajo që ende nuk është përcaktuar qartë është efekti që ka në trurin tonë, pra në një nivel psikologjik . Shkencëtarët kanë ngritur pyetjen: “Çfarë ndodh në trurin e njerëzve që mendojnë për kafen?” Para se t’i  përgjigjemi kësaj pyetjeje, le të sqarojmë disa aspekte themelore të këtij studimi, raporton “Tch”.

Kafja si stimulues për tu zgjuar

Hulumtimi u bazua në koncepte themelore të psikologjisë; nxitja, që ka të bëjë me reagimet që kemi pas stimulimit për tu zgjuar. Zgjimi ndryshon në bazë të arsyeve, të tilla si emocionet, neuro-transmetuesit në tru apo pijet që përmbajnë kafeinë.

Studimi

Tani mund t’i përgjigjemi pyetjes së studiuesve. Ekspertët kryen katër studime të ndryshme që analizuan disa pjesëmarrës nga kulturat lindore dhe perëndimore. Nga testet e kryera, doli se ata që mendonin për kafe perceptonin kohën më të shkurtër dhe kishin mendime më konkrete dhe të sakta.  Është ndryshe në kulturat lindore. Ekspertët theksojnë se efekti  nuk është i njëjtë tek njerëzit që nuk pijnë kulturisht aq kafe sa njerëzit në Perëndim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme