Ruajeni bustinat tuaja të kafes së mëngjesit pasi mund t’ju duhen dhe pse nuk e kishit menduar më parë. Kafja është një produkt që mund të na ndihmojë në trajtimet tona të bukurisë. Këto janë disa mënyra:
1- Për flokët tuaj: Ajo shërben për të rritur shkëlqimin dhe për të mbajtur ngjyrën tuaj kafe ose të zezë, pa përdorimin e kimikateve. Përzieni një lugë çaji (ose dy, në varësi të trashësisë dhe gjatësisë së flokëve tuaj) me pak balsam për flokët dhe aplikojeni atë pas shampoos. Lëreni më pak se 5 minuta dhe më pas vazhdoni procesin si gjithmonë.
2- Për buzët: Në shenjën e parë që ju japin buzët për të kuptuar që janë plasaritu, mos përdorni labello ose buzëkuq por përzieni ½ e lugës së çajit me ½ mjaltë për të krijuar një skrab të butë, por efektiv.
3- Për sytë: Rrathët e errët nën-sy dhe fryrja e tyre-shkaktuar nga gjenetika, alergjia ose mungesa e gjumit-janë një ankesë e zakonshme e bukurisë. Për ta korrigjuar atë, aplikoni bustinën e ftohur të kafesë në zonën tuaj nën sy, mbajeni për 10 minuta dhe shpëlarje mirë.
4- Për fytyrën: Hiqni toksinat dhe pastroni poret me vetëm dy përbërës: me kafenë të pasur me antioksidantë dhe vaj ulliri të pasur me yndyrë të shëndetshme për të rinovuar dhe për një ngjyrë të njëtrajtshme të saj.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit